Eto’o sulmon sërish: Mourinho, një buratin

May 22, 2014 12:31

Eto’o sulmon sërish: Mourinho, një buratin

Padyshim që ende nuk ka mundur të kapërdijë deklaratën në të cilën Mourinho vinte në dyshim moshën e tij duke e përkufizuar si një të moshuar. Samuel Eto’o mbajti gojën mbyllur deri në fund të sezonit, por tani nuk përmbahet më. Kamerunasi sulmoi sërish trajnerin e Chelseat. Në një intervistë në faqen e internetit të konfederatës afrikane CAF, ish sulmuesi i Interit e quajti trajnerin portugez një buratin, një kukull. Mourinho kishte vënë në dyshim në shkurtin e kaluar moshën reale të Eto’o duke u shprehur: “Eto’o është 32 vjeç, apo ndoshta 35, kush e di?” Dhe vetëm pak ditë pasi e kishte etiketuar Mourinhon si një idot, Eto’o e sulmon sërish në intervistën e tij ku deklaroi para nisjes si kapiten i Kamerunit për botërorin brazilian, “Vetëm se një buratin më trajtoi si të vjetër, kjo nuk do të thotë se duhet t’i besoni asaj që thotë. Krejt ndryshe nga ajo që një buratin tha në lidhje me moshën time, unë jam ende në formë të mirë. Në moshën 33 vjeçare ndihem me të vërtetë mirë. Kam demonstruar se mund të bëja edhe më mirë se të rinjtë”.

Për sa i përket të ardhmes së tij Eto’o këmbënguli se nuk do të shkojë as në SHBA dhe as në Lindjen e Mesme por do të vazhdojë të luajë në Champions League pasi historia e tij e dashurisë me këtë kompeticion është ende larg fundit. Edhe pse nuk zbulon emrin e skuadrës që do të jetë hapi i radhës në karrierën e tij Eto’o siguron se ajo do të jetë e niveleve të larta.

May 22, 2014 12:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*