Eugent Bushpepa në Eurovizion, Veliaj kërkon mbështetjen e të gjithëve

March 31, 2018 20:22

Eugent Bushpepa në Eurovizion, Veliaj kërkon mbështetjen e të gjithëve

Eugent Bushpepa është këngëtari që do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song Contest 2018, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 08 – 12 Maj. Ai ka publikuar tashmë edhe klipin zyrtar të këngës “Mall”, që do të jetë kënga përfaqësuese në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm muzikor. Duket se një nga fansat më të zjarrtë të Eugentit është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Teksa ka postuar klipin e ri të këngës që do na përfaqësojë në arenën e muzikës europiane, kryebashkiaku Veliaj kërkon mbështetjen edhe të publikut shqiptar për një nga artistët më të mirë të viteve të fundit.

“Të mbështesim të gjithë Eugent Bushpepën për Eurovision Song Contest 2018! Një super artist që e duam fort, me një super këngë dhe super klip! Forca! Kur jemi bashkë, bëjmë gjëra të pamundura”, shkruan Veliaj.

Në klipin e kësaj kënge spikasin motivet shqiptare, xhubleta, daullja, fustanella si një përfaqësim i të gjithë krahinave të vendit tonë.  “Mall” ishte kënga që triumfoi në festivalin e 56-të të RTSH-së dhe që automatikisht u zgjodh si materiali muzikor prezantues i Shqipërisë në festivalin europian.

s.a/dita

March 31, 2018 20:22
Komento

1 Koment

  1. Labi April 1, 14:33

    Ben mire te besh punet e bahkise leri shout se na e shpife.pastro lanen deri te dogana se eshte scandal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*