Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finalen e Eurovision

May 16, 2018 22:02

Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finalen e Eurovision

 

Eugent Bushpepa tregoi eksperiencën e tij në Eurovizion në studion e “Top Show Magazine”.

Këngëtari i famshëm, i cili u rendit në vendin e 11 në Festivalin Europian të Këngës, deklaroi se kjo ishte një “dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve” dhe e quajti atë dhe një rritje profesionale.

Bushpepa theksoi se nuk shkoi me synim për të fituar, por vetëm që të performonte denjësisht në gjysmëfinale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa.

Kantautori theksoi se “gjuha shqipe në këngë është lavdëruar që në fillim”.

“Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, u shpreh Eugent Bushpepa.

l.h/ dita

May 16, 2018 22:02
Komento

1 Koment

  1. uskania May 17, 09:18

    Te kane thene se …me mire qe ishte shqip kenga…,por ty nuk te merrej vesh asnje llaf.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*