Eugent Bushpepa shkëlqen në prezantimin e këngës “Mall” në Amsterdam

April 15, 2018 17:24

Eugent Bushpepa shkëlqen në prezantimin e këngës “Mall” në Amsterdam

 

Një nga zërat më të mirë të rrokut shqiptar, Gent Bushpepa ka nisur rrugëtimin drejt Eurosongut që do të mbahet në Lisbonë në datat 8-10 maj.

“Mall”, kënga përfaqësuese e Bushpepës, tashmë po promovohet në disa prej qyteteve më në zë të Evropës dhe nga pritshmëritë e para, vlerësimet janë maksimale.

Pak orë më parë, këngët përfaqësuese të Eurosong janë prezantuar para publikut në Amsterdam.

Sapo Genti ka dalë në skenë dhe derisa ka përfunduar këngën “Mall”, publiku nuk e ka ndalur për asnjë moment entuziazmin.

Flamuj të ngritur, duartrokitje dhe lëvizje që ndiqnin ritmin – gjithçka duket se ka kaluar përmes një magjie që është përcjellë me zërin e Gentit.

Disa prej këtyre momenteve i ka publikuar në Instagram Eurovision Albania, duke ndarë edhe një pjesë të mirë të komenteve e reagimeve të fansave:

“Zëri më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë”, “Zë i mrekullueshëm”, “Absolutisht 12 pikë për Shqipërinë”, “Meriton pa asnjë dyshime finalen e madhe” dhe shumë vlerësime të tjera për Gentin, zërin e tij unik dhe performancën, vijojnë të shkruhen edhe në faqen zyrtare të Eurosong.

Eugent Bushpepa – Mall / Eurovision in Concert, Amsterdam @eugentbushpepa

A post shared by Eurovision Albania ©FFICIAL (@eurovisionalbania) on


l.h/ dita

April 15, 2018 17:24
Komento

1 Koment

  1. Vertino April 15, 20:04

    Just brilliant.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*