Bllokimi i Gjykatës së Lartë, Euralius: Gjyqtarë nga shkallët e ulta

June 4, 2019 23:24

Bllokimi i Gjykatës së Lartë, Euralius: Gjyqtarë nga shkallët e ulta

Mjaft çështje emergjente rrezikojnë të mbyllen në kushtet kur dy gjyqtarët e vetëm të Gjykatës së Lartë janë në pamundësi për të formuar qoftë edhe një trupë të vetme gjyqësore.

Mosshqyrtimi i rekursit për ekstradimet si edhe disa masa sigurimi personale pritet të sjellin lirimin e disa të dyshuarve e për këtë rënia e Gjykatës së Lartë është bërë shkak diskutimesh mes ekspertëve.

Misioni Euralius që financohet nga Bashkimi Evropian pritet t’i rekomandojë Këshillit të Lartë Gjyqësor një skemë provizore, përmes të cilit synohet të mbushet Gjykata e Lartë.

Sugjerimi i Euralius bën fjalë për aplikimin e skemës së delegimit të përkohshëm të anëtarëve të gjykatave më të ulëta, për të formuar trupa gjyqësore të përkohshme në Gjykatën e Lartë derisa të riformohet numri i tre kolegjeve, të cilat tashmë janë zhbërë për shkak të Vetting-ut.

Por, ndërsa gjykatat zbrazen, zyrat vazhdojnë të mbushen me dosje. Këtë të hënë numri i dosjeve ka mbërritur në 31 591 çështje, për të cilat është e pamundur të parashokihet se kur do të nisë gjykimi.

Në Gjykatën e Lartë janë në detyrë vetëm Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani, ndërsa numri i anëtarëve duhet të jetë 19.

e.ll./dita

June 4, 2019 23:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*