Euralius nis trajnimin e gjyqtarëve për antikorrupsionin

September 4, 2016 09:20

Euralius nis trajnimin e gjyqtarëve për antikorrupsionin

Ekspertët e projektit EURALIUS IV “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” financuar nga BE-ja, ka publikuar kalendarin e tij të punës për periudhën në vijim, menjëherë pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Më 10 shtator trajnimet do të fillojnë që nga marrëdhënia e gjykatësve me mediat në Pogradec; çështjet e antikorrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve në Ministrinë Financave, KLD dhe Shkollën e Magjistraturës; trajnimi i stafeve të institucioneve të caktuara apo hartimi i relacionit shpjegues të Kodit Penal.

Lista e trajnimeve është si më poshtë.

EURALIUS IV filloi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017. Projekti, me pesë sferat e aktivitetit të tij, do të mbështesë Ministrinë Shqiptare të Drejtësisë, Zyrën për Administrimin e Buxhetit Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Gjykatat, Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Shkollën e Magjistraturës, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë, si përfituesit e tij kryesorë.

Në përbërje të projektit janë dhjetë ekspertë me kohë të plotë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe nga Shqipëria, të vendosur me zyra në selitë e përfituesve kryesorë.

EURALIUS IV financohet nga Komisioni Europian me fondet IPA 2013 për Shqipërinë që në total janë afërsisht 4 milionë Euro.

Screenshot_1
Screenshot_2Screenshot_3

September 4, 2016 09:20
Komento

2 Komente

  1. spectrum September 4, 09:55

    Sillni te shkolluarit nga perendimi ndryshe me ordineret qe kane mbaruar ne shkollat qesharake shqiptare jeni te deshtuar

    Reply to this comment
  2. perkthyesi September 4, 13:32

    Pjesemarrja e shqiptareve nuk na jep shprese se mund te kete arrestime dhe ndeshkime te te korruptuarve! Po te donin, kete mund ta kishin realizuar me kohe, por jane anadollake dhe profane te lindur! Ky grup pune te perbehet vetem nga specialiste te FBI Perndyshe, une nuk besoj ne suksesin e kesaj reforme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*