Çelësi që do të na hapë derën europiane sipas Eureporter

March 3, 2018 09:44

Çelësi që do të na hapë derën europiane sipas Eureporter

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një fundjavë të qetë dhe ka publikuar një artikull të Eureporter, të cilin Rama e konsideron si realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel. Rama thotë se ky artikull vlerëson përpjekjet për të bërë shtet dhe për të hapur negociatat me BE.

Statusi i plote:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë artikull realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel si edhe për përpjekjet tona për të bërë shtet e hapur me meritë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një fundjavë të qetë 

 

Shqipëria përgëzohet për luftën ndaj krimit të organizuar, një kusht thelbësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit

Bashkimi Europian ka përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, një parakusht për anëtarësimin e mundshëm në bllokun prej 28 vendesh, shkruan Martin Banks. “

Autoritetet thonë se kapja, më parë gjatë kësaj jave, e një sasie rekord kokaine për Shqipërinë, me një vlerë tregu prej rreth 180 milionë eurosh, është një shembull i progresit të bërë në adresimin e këtij problemi.

Ish-shteti komunist, i ndodhur në rajonin e Ballkanit, ndodhet nën presion nga perëndimi për të rritur efektshmërinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

E vendosur në udhëkryqin midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, Shqipëria ka qenë një burim prodhimi për marijuhanën, e gjithashtu një rrugë kalimi drejt tregjeve europiane për kokainën dhe heroinën.

Megjithatë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma të thella, përfshi luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një kusht thelbësor i Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Të mërkurën, policia shqiptare sekuestroi në Durrës 613 kilogramë kokainë, e paketuar në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e një kontenieri bananesh me prejardhje nga Kolumbia.

Kontenieri me ngarkesën e bananeve dhe kokainës kaloi fillimisht në Itali dhe në Maltë, pa u zbuluar.

Megjithatë, në Shqipëri, sasia e kokainës u zbulua dhe dy persona u arrestuan. Ky operacion i suksesshëm u ndërmor pavarësisht mungesës së sinjalizimeve nga ana e vendeve europiane, nga ku kaloi sasia e drogës përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare thonë se “ndërveprimi i menjëhershëm dhe efikas midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëri të mundur përfundimin me sukses të këtij operacioni”.

Në të shkuarën, lulëzimi i krimit të organizuar, në këtë vend të vogël juglindor me një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik është parë si një pengesë për kredencialet europiane të Shqipërisë.

Ndonëse Shqipëria vazhdon të përballet ende me shumë sfida, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, ka përgëzuar përpjekjet serioze të këtij vendi në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Që prej verës së vitit 2014, Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe që prej atëherë, progresi ka qenë i vazhdueshëm”, thotë ai.

Fleckenstein shtoi se “zbatimi i reformave të thella dhe gjithpërfshirëse kanë vendosur një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtësimit në BE dhe drejt shndërrimit në një vend modern”. “Më pak korrupsion dhe më pak krim i organizuar janë thelbësorë për jetën e përditshme të çdo shqiptari”, nënvizoi ai.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjithashtu shprehu optimizëm mbi procesin e reformave, duke shtuar se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasa brenda kësaj vere, nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hahn theksoi se “Shqipëria ka zbatuar reforma të rëndësishme” dhe se ajo “është e gatshme për të ndërmarrë këtë hap të ri”.

Pas vizitës në Tiranë ditën e dielë (25 shkurt), Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjithashtu përgëzoi progresin e qeverisë shqiptare, në zbatimin e reformave integruese.

Juncker tha: “Shqipëria nuk rresht së akumuluari progrese të rëndësishme, që kur iu përkushtua rrugës së reformave strukturore në shumë fusha të ndryshme. Progresi i arritur është mbresëlënës dhe ka bindur Komisionin Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve”.

Një koment shtesë erdhi nga Luke Coffey, drejtori i Qendrës së Politikave Ndërkombëtare në “Heritage Foundation”. Ai tha: “Shqipëria ka shumë arsye për të qenë krenare. Vendi u bë një anëtar me të drejta të plota në NATO në vitin 2008, duke u shndërruar në vendin e dytë me shumicë muslimane që realizon këtë objektiv. Në vitin 2014, u shndërrua në një kandidat zyrtar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për një vend, të pozicionuar në Ballkan, një rajon të turbullt, i dalë nga një seri luftërash të përgjakshme e me vështirësi të shumta financiare, këto janë arritje të shkëlqyera”.

Një numër eurodeputetësh të tjerë gjithashtu kanë mirëpritur progresin e Shqipërisë sa i përket zbatimit të reformave europiane dhe “progresit të qënësishëm” në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se këto arritje mund të jenë “çelësi” që do të përshpejtojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke nisur nga hapja e negociatave të anëtarësimit.

o.j/dita

March 3, 2018 09:44
Komento

12 Komente

  1. nji kryeminister qe ndihet Okay ne nji pseudorealitet inorues ! March 3, 10:30

    Truri llogjika e perdorur ne kto
    pershendetje te kryeministerit tone te dashtun ,
    i ngjan asaj te nji pionieri te kohes monizmit ,
    kur raportonte cdo mengjez para shkolles ,
    euforik e i papergjgjeshem , karakteristike e Moshes femijenore .
    Me kte nuk kerkoj te afroj prane kryeministerir tone ,
    nji tabllo komuniste ,sepse ajo kohe atshme
    eshte e shkuara ,
    por ate papjekuri e papergjgjesi ,
    i ndodhur perball situatash ne politike ,
    qe e sfidojne ate realitet fallso te atij shteti ,
    kur shef ,sesi ky shtet qe ky kryeminister me pompozitetin e nji femije cdo megjez na prezanton ,
    nuk eshte ne realitet ai ,
    kur shef se ne planin politike ky shtet eshte ne anarshi te plote ,
    ky vet shteti sfidofet nga banda politike Presidence Opozite ,qe jo vetem pengojne per turp ,zhvillimet
    normale te politikave ne interes te shtetit Shqiptare ,
    por arrijne deri aty sa, te dalin hapur kunder interesave te Shqiperise dhe cojne per Turo te Botes (qe asnji histori sjhtetesh nuk e permban ) ta hedhin Shtetin Shqiptare ,pra te ashtuquajturit opozite dhe shqiptare , ne Gjyqin e Hages per te fituar Greku dhe Tradhetia Kombetare te Jet Trndy i kohes ne politiken Shqiptare deri ne zhdukjen perfundimetare te Shqiperise !
    Nji atdhetare i vertet ,perball ksaj bande politike te dak tashme hapur kunder interesave te Shqiperise ,
    do bente gjithecka ti zhdukte kta funderina antishqiptare jo vetem nga Politika ,do shkarkonte menjiher presidentin muta etj etj etj .
    Qe te besh sikur nuk ka ndodhur asnji gje ,edhe mbas ktyre veprimeve te bandes presidence e opozite ,do te thot te jesh pjes e tyre dhe te tallesh me shqiptaret .

    banda presidence opozite vazhdon te provokoje shqiptaret ,te acaroje nervin kombetare nderkohe qe
    ju politikane ordiner as qe doni me dit püer gjendjen shpirterore te shqiptareve ,sepse shifni vetem interesin personal. – Si keni surrat ju politikanet me sharlatane te ksaj Bote te pretendoni akoma te hyni ne Europe ?!
    Ju jeni ,shembulli me negative i njerezimit ,si shtet e politike ,ju nuk mundet te jeni pjes kurr e europes sepse ju nuk ndani me Europen asgje ,s’ju bashkon asgje , jeni te aafte ne gjithcka dhe e vetmja gje qe dini te beni eshte te jeni sharlatan ,perball popullit tuaj dhe gjithe Botes .

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune... March 3, 10:45

    po pse mor tope te shkon gjuha ku eshte dhembi dhe thua se jemi me shumice myslymane… jo se nuk jemi por pse e ngaterron fene, dmth per ju feja qenka me rendesi… po ne presim qe europa te jete iluministe ku feja nuk ngre kandar dhe jo akoma me babaqemon…

    Reply to this comment
  3. Adih March 3, 12:36

    Pardesy bardhi ,ben propogante ,per te genjyer popullin Shqiptar .Ju nuk e doni Vettingun ,po pshurni breket ,Ju nuk e doni dhe nuk e onepsni reformimin e drejtesise .Kan dekata qe ju luten ,europjanet per inkuadrimin ne BE .Mos u fshe koken si struci ,dhe ben propogande se paske kapur 613 kg kokaine ,se ne i dime mire ,keto para nuk ja futur ne kasen shteterore ,por ne xhepat e mafjes ,te pakten mos na beni budallenj ???.
    Pse nuk i beni 5 detyrat ? ,Nuk duan imvestime ,
    Pse shkelni kushtetuten nenin 181 te saj ? Ku ke bere betim para kushtetutes ,para se te vije bythet ne ate karrige qe te sjell fitime . Kush po e luan kanabesin ? Hajde me bjer mua ne ate vend ,as edhe guxon njeri tja permende emrin droges e jo ta mbjelle ate .Pse nuk i ndan pronat? O anti zhvillim .Ta tha para 10 ditesh z e nderuar Vlahutin : mos dhenia e prones pronareve pengon ekonomine shqiptare dhe eshte nje padrejtesi brutale ,apo o pardesy bardhe ste vjen zeri . Apo e keni perlare per vehten tuaj ,sidomos bregdetin ,qe e ke lene taksen 0 % per 10 vjet . Sa i zgjuar ,Bere mire qe nuk e permende kete takse ne samitin e kryemin te ballkanit se do te talleshin me ty . As ne ishujt ZULU nuk ka pa taksa ,o shejtan budalla ,Po i fryn luges tende si shume ,o pardesy bardhe ,por nga ana tjeter jeni shume te lexueshem . Pse me ligjin famekeq 5701 do te inkuadrohesh ti ne BE? .Mjaft me me finte komuniste ,jeni bere bajat dhe po i prishni shume pune ketij populli te vuajtur qe nga 45 e deri me sot .Ku as minimumin e mbijeteses nuk e ka . Populli po ju duron shume ,por kujdes .Ne e kuptojme qe ,zejmenet e pasur sot , e bregrisur dje , nuk e honepsni inkuadrimin ne BE, se ju fillon direkt diktati i ligjit dhe transparenca e BE .Prandaj o Rame po e ben Vettingun ,Amerika dhe BE ,ku ne shqiptaret i jemi mirenjohes .Ka ardhur koha qe Amerika dhe BE, e kane kuptuar fort mire , te qetesise dhe stabilitetin ,ne Ballkanin Perendimor , ku duhet te vine ,politikane te rinj me principe dhe ide perendimore ,te ndertojne qetesine e perhershme e afat gjate dhe zhvillimin ekonomik ne kete rajonin tone .Akoma nuk e keni kuptuar o politikane mbare shqiptare ,te ketij tranzicioni post komunist planet e Amerikes dhe te BE ,dhe nga ana tjeter , po na prishni pune me koshjence ,te ardhmen social ,ekonomike neve dhe aq me shume femijeve tane ,ne shqiperi ,qe vetem e kane mendjen per te ikur nga ky vend i mrekullueshem ,qe ju na i keni nxire ne te gjitha drejtimet.

    Reply to this comment
  4. valentina March 3, 14:10

    Nuk e di akoma cfare poshtersie tjeter jeni duke bere ne kurriz te Shqipetareve, por jam i sigurte se shume shpejt do ta zbulojme,nuk eshte rastesi qe cdo here do postoni nje shkrim apo vidio te realizuar nga media te huaja ne te gjitha rastet keni vepruar ne dem te interesave te popullit dhe kombit Shqipetare,te gjitha maskaralleqet qe nga vendosja ne postin e presidentit e nje hajduti ordiner,emerimi ne OKB i te shumeperfolurit Visho Ajazi,lejimi i varrezave per ushtaret greke sipas vijes imagjinare te vorio epirit,largimi nga posti i Adriatik LLalles si mbrojtesin me te zellshem i te gjithe ju politikaneve te degjeneruar te ketij vendi, pagesa e 13.000.000 eurove nga taksat
    e Shqipetareve per pallatin e sumkapucit lulzime prej injorances tende,vendimi ne bashkepunim me urangutangun president per dhenien e nenshtetesise hafijes greke me veladon janullatos dhe plot maskaralleqe te tjera qe nuk me kujtohen qe te gjitha jane pershendetur nga ana juaj me artikuj apo video per ti hedhur hi syve Shqipetareve,mos ju genjeje mendja se mund te mashtroni popullin duke servirur kartolina te tilla pafundesisht, sot Shqipetaret jane te interesuar per pune dhe nje jete me te mire, nuk u interesojne kartolinat tuaja fare,por fare ama,zhgenjimin e popullit do ta mesoni pas qershorit per te gjitha pritshmerite qe ka ndaj jush pseudopolitikaneve qe nuk jeni gje tjeter vecse kartele droge dhe mafje politike si majtas ashtu dhe djathtas.

    Reply to this comment
    • mirel March 3, 16:47

      Sakte, jane patjeter duke pergatitur ndonje maskarallek tjeter si deti dhe varrezat.
      Tani i duhen levdatat qe ti humbi ujku gjurmet neper mjegull.

      Reply to this comment
  5. intelektuali March 3, 16:39

    O Edi Rama:

    MIRE ME KETO FINTE TE DEMAGOGJISE ENVERISTE

    por:

    KUSH ESHTE “PLAKU I MADH” QE PERMEND GAZETA DITA SOT QE I NGJAN “PESHKUT TE MADH” QE KO KERKON TE KAPE ME GREPIN AMERIKAN AMBASADORI LU?

    sepse:

    Italianet thone se “Plaku i Madh” eshte ai qe fiton qindra milionat e droges ne kanabis albanez dhe kokaine kolumbie dhe qe sa here zbulohet droga “Plaku i Madh” zhduket pa lene gjurme, si ne Xibrake dhe Drurres kohet e fundit pershembell.

    sepse:

    Thashethemet po perhapen me shpejtesi ne kafenete e Tirones, por edhe ne qytete te tjera te Vatanit se:

    “PLAKU I MADH” PO NDERTON KULLA SHUMKATESHE NE MES TE TIRANES PER TE NDIHMUAR LALI ERIN NE PROBLEMIN QE KA ME STREHIMIN VERTIKAL TE KATUNAREVE NGA PROVINCA QE DUAN TE VIJNE TE JETOJNE NE TIRANE SI BOSA SE KULTIVIMI I DOMATEVE DHE TRANGUJVE NUK KA LEVERDI.

    Reply to this comment
  6. intelektuali March 3, 16:40

    O Edi Rama:

    MIRE ME KETO FINTE TE DEMAGOGJISE ENVERISTE

    por:

    KUSH ESHTE “PLAKU I MADH” QE PERMEND GAZETA DITA SOT QE I NGJAN “PESHKUT TE MADH” QE PO KERKON TE KAPE ME GREPIN AMERIKAN AMBASADORI LU?

    sepse:

    Italianet thone se “Plaku i Madh” eshte ai qe fiton qindra milionat e droges ne kanabis albanez dhe kokaine kolumbie dhe qe sa here zbulohet droga “Plaku i Madh” zhduket pa lene gjurme, si ne Xibrake dhe Durres kohet e fundit pershembell.

    sepse:

    Thashethemet po perhapen me shpejtesi ne kafenete e Tirones, por edhe ne qytete te tjera te Vatanit se:

    “PLAKU I MADH” PO NDERTON KULLA SHUMKATESHE NE MES TE TIRANES PER TE NDIHMUAR LALI ERIN NE PROBLEMIN QE KA ME STREHIMIN VERTIKAL TE KATUNAREVE NGA PROVINCA QE DUAN TE VIJNE TE JETOJNE NE TIRANE SI BOSA SE KULTIVIMI I DOMATEVE DHE TRANGUJVE NUK KA LEVERDI.

    Reply to this comment
  7. mirel March 3, 16:45

    Progres te rendesishem Europa quan hapjen e varrezave greke, zgjerimin e te drejtave te minoritetit, diskutimin e zgjerimit te detit me greket..cdo gje qe i duhet Greqise per mireqenie ia servirin shqiptaret.
    Dhe ky quhet progres.
    Ndersa krimi i organizuar dhe korrupsioni , si e deklarojne me kete shkrim, qenka nje fenomen i te kaluares..
    Te thuash genjejne eshte pak.
    Ky artikull perben krim ne vetvete, per mashtrimin qe kerkon ti bejne popullit shqiptar per te fshehur kriminelin Ramut qe eshte fshehur nen hijen e Berishes dhe nuk vihet para pergjegjesise per deshtimin e shtetit tere keto vite qe ka qene ne krye.
    Koncesionet, pronat, deti, varrezat, te gjitha deshmojne perfshirjen e krimit shteteror ne gjithe aspektet e shoqerise shqiptare.
    prandaj cdo raport i tille eshte me qellim lenien e shqiptareve si viktima te grabitjes dhe krimit qeveritar.
    Sa tju marrin dhe ca toka te tjera, po pastaj do fillojne ankesat pse nuk eshte arritur standarti.
    Evropa nuk ka pse i avitet me shqiperise.
    Larg, sa te rregullojme problemet tona, pastaj te mendojme per pordhet e Evropes.

    Reply to this comment
  8. patrioti March 3, 23:25

    O plehrat e mesiperm pjella te Sali Shpellarit , o zagare te felliqur , o mut stermuter , o Mirel haleja , i biri i mutit qe nuk ngopesh kurre duke ngrene mut , sebashku me qelbesirat e tjera “Intelektuali” idiot , Adih di merda dhe te gjithe ndyresirat e mesiperm ; po çfare prisni nga Edi Rama juve , more qener te zgjebosur ? Edi Rama morri nje shtet te shkaterruar nga malokeria e injorantet e PD-se , ku nuk pagueshin as drita , as uji , ndertohej ku te mundej , gjithçka te shkaterruar e te permbysur . Edi Rama i ka marre me rradhe te gjitha qelbesirlleqet qe trasheguam , per t’i ndrequr e per te krijuar me ne fund Shtetin e shumepritur . Po me cilin e per cilet ? Per ju felliqesira , qe nuk leshoni mutin nga goja ? Desha te di ç’kerkoni ne gazetat tona juve fundrinat e kombit ? Pak gazeta te djathta e te qelbura kini ne dispozicion ? Nuk ju mjaftojne 55, RD , Koha Jone , Shekulli , Telegraf , e plot ndyresira te tjera ? Pse nuk shkruani e komentoni ne keto gazeta ? Yyyy , zarbo te neveritshem …

    Reply to this comment
  9. Adih March 4, 01:22

    patrioti ,@….Me vjen keq sinqerisht per ty ,nga niveli i jot ,shko e pyet zyshen e fillores ,se te sqaron ajo. ,Jemi me Sali larqoftin ne, apo ti ?..Saliu eshte i joti eshte vellai i madh i Rames tend . Jane perdesy bardhet ,ne mos gaboj, keshtu e kam filluar komentin tim ..Ah moj kasolle ku na mblodhe ,na ka puq zoti, me nje tuf budallenjsh ,zotin na i luajne keta perdesy bardhet neve ,se jane shume shqiptare ne nivelin tend, ,dru me pre.. .

    Reply to this comment
  10. Lili March 4, 06:13

    O patriot,merre me qetesi e dashuri problemin, kur shkruajne lirisht njerezet te verteten… nuk i bind kur shqiptaret se jane aty vete po e provojne demokracine tuaj edhe cka po vuajne… shko pyet njerezet qe mbijetojshin disi fale baqeve edhe dy tri dhi. Sot nuk kane uj me vadit edhe ate shkrete toke se ujin e merr HECja,shko bindi shqiptaret qe nuk jane parazitat si ju se jetojne mire..shko shiko pak pamjet qe te jete television kur therret per ndihme per nje shqiptar tjeter,ato jane pamjet reale te mjerimit tone, jo luksi i disa prostituta politike deputete e minister.
    Shko shiko e degjo pak si tallen me pushtetaret tuaj neper bote..degjoj pak ato,e jo publireportazhet qe porositin prostitutat e juaja politike,qe ma qef kane bordellet e botes se sa takimet me njerezet qe vertete mundohen per Shqiperine.
    Shaj sa te duash, se kjo tregon vetem sa te prek ty realiteti,se te pelqen bota virtuale ne te cilen jetosh me nje grusht njerezesh, po kjo nuk ndryshon aspak realitetin qe perjetojne shqiptaret,realitet qe eshte migjeniane….
    Kenaqu me lalen Eri to lulezuar shqiperine e me atletet e veshjen chic te lalit te madh, se je i atij brumi qe admirojsh enverin vetem se ishte veshur bukur….

    Reply to this comment
  11. Dn March 4, 06:20

    Sa donacione dhate per kete shkrim qe ka ba me qesh gjithe policet e evropes?
    Sigurisht ma shume se 1 euros.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*