Euro 2016, Franca simulon sulme terroriste

March 8, 2016 14:43

Euro 2016, Franca simulon sulme terroriste

Autoritetet franceze kanë vendosur që të organizojnë një simulim të sulmeve terroriste në kuadër të përgatitjeve për kampionatin Europian, që do të zhvillohet këtë vit në vendin transalpin.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kazenev në një konferencë për shtyp deklaroi se aksioni i simuluar do të bëhet në 17 mars në një ‘fan zone’ në Nimes, një qytet që është në jug të Francës dhe që do të presë ndeshje të këtij aktiviteti.

Mësohet se një ditë përpara kryerjes së këtij simulimi, ministri i Brendshëm do të zhvillojë një takim me përgjegjësit për sigurinë për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

March 8, 2016 14:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*