Euro 2020, Edi Reja publikon listën e Kombëtares

October 6, 2019 10:53

Euro 2020, Edi Reja publikon listën e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka publikuar ditën e sotme listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e tetorit me Turqinë dhe Moldavinë, përkatësisht në 11 dhe 14 tetor.

Risitë në këtë listë janë talenti i Twente në Holandë, Lindon Selahi, dhe Taulant Seferi, i cili aktivizohet në Zvicër tek Young Boys. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët, kapiteni Mërgim Mavraj ka mbetur jashtë, ndërsa rikthimi në formë te Malaga në Spanjë nuk i ka mjaftuar bomberit Armando Sadiku për të bindur Rejën që ta grumbullojë.

Edhe Taulant Xhaka është jashtë ekipit, por në çdo rast ai është i gatshëm që të grumullohet nëse kombëtarja do të ketë nevojë. Të njëjtin status kanë edhe Uzuni, Kaçe, Memolla, Aliji, Balliu, Vrioni, Çekiçi dhe Broja

Si kurrë më parë, për dy ndeshjet e ardhshme janë grumbulluar plot 4 portierë.

Në Portë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha, Gentian Selmani.

Në mbrojtje: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Lorenc Trashi, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Enea Mihaj, Kastriot Dermaku.

Në mesfushë: Lindon Selahi, Amir Abrashi, Kedi Bare, Ledian Memushaj, Klaus Gjasula, Kristi Qose, Ylber Ramadani, Ermir Lenjani.

Në sulm: Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Odise Roshi, Rey Manaj, Taulant Seferi.

Lista e plotë:

j.l./ dita

October 6, 2019 10:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*