Euro bie nën 132 lekë, arrin nivelin më të ulët në 10 vite

March 9, 2018 09:28

Euro bie nën 132 lekë, arrin nivelin më të ulët në 10 vite

 

Monedha e përbashkët ka vijuar të nënçmohet në tregun vendas sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro është këmbyer sot me 131.98 lekë, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit. Monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël rënës prej fillimit të këtij vitit.

Sipas ekspertëve në këtë periudhë te vitit kur njësitë ekonomike mbyllin bilancet, euro duhej të forcohej përkundrejt monedhës vendase.

Ata argumentojnë se arsyet kryesore të këtij nënçmimi janë oferta e lartë në valutë, qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, si dhe afrimi i datës së fundit për pagesën e TVSH-së.

Gjithashtu një arsye tjetër është strategjia e Bankës së Shqipërisë për të ulur nivelin e euroizimit në ekonomi, e cila po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut, që po shmangin euron.

Për sa i përket dollarit amerikan, edhe pse është çmuar me një ditë më parë, vazhdon të këmbehet në nivele shumë të ulëta. Një dollar këmbehet sot me 106.56 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, sidomos me afrimin e verës, kur rritet oferta në valutë si rrjedhojë e prurjeve të  emigrantëve.

Një euro e dobët është pozitive për importuesit dhe ata që kanë hua në euro dhe të ardhura në lekë, ndërsa dëmton eksportuesit dhe ata që paguhen në euro.

Valuta e dobët është e favorshme për blerjet online dhe ata që udhëtojnë jashtë vendit./ Monitor

l.h/ dita

March 9, 2018 09:28
Komento

3 Komente

  1. ??? March 9, 09:47

    Monedhat vendase forcohen kur ka rritje ekonomike dhe kjo eshte arsyeja pse leku eshte i forte, Cdo koment tjeter eshte spekullim vetem e vetem per te mos pranuar qe rritja ekonomike po jep efektet e para. Leku duhet te fitoje sa me shume kundrejt euros deri ne momentin qe do hyjme ne BE dhe kur te vije momenti per te kembyer lekun me euron te mos kembejme 140 lek per 1 euro por 50 lek per 1 euro. P.sh. 30.000 lek rroge tani eshte baraz me 210 euro, kurse me forcimin e lekut ne 5 vitet e ardhshme po u kembye 1euro me 50lek i bie nje rroge 30.000 baraz me 600 euro, e njejta vlen edhe per kursimet.

    Reply to this comment
  2. Edi March 9, 14:41

    hahahahahahahah Ornela Balliu e Monitorit merr ne analize faktoret e uljes.
    Ata qe blejne online thote derdimenia i favorizon euro e dobet pa e diitur qe keto, pra blerjet online, jane ku therret qameti.
    hahahahahahahhahahah Ornela e Monitor 55 -s

    Reply to this comment
  3. lenci March 9, 21:46

    ekonomia e forte e ben lekun te forte.
    po ekonomia jone eshte per te qare me vajmedet!
    ne jemi vend qe nuk prodhojme shume gjera te konsumit te perditdshem, por i importojme ato nga jashte.
    sivjet do kemi investime per TAPin, por ne 2019, sic paralajmeron BERZH, ekonomia jone do pesoje renie.
    kur rriteshim me 6% ne vit leku ishte 1 euro=140 leke. sot, kur euro po forcohet ne gjithe boten, ne shqiperi leku po ben kerdine mbi te?!
    kur ne te behemi per ne europe, euro do shkoje dyfishin qe eshte sot.
    banka e shqiperise po ben nje eksperiment ne keto caste. nga ky eksperiment po perfitojne biznesmenet e pasaniket. populli nuk perfiton asgje. cmimet nuk po ulen.
    prisni te mbarojne edhe leket e droges, pastaj do shohim se ku do veje leku.
    vertet beson ndonje se shqiptaret do heqin dore nga euro? aq sa po heq dore kosova…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*