Euro dobësohet kundrejt lekut

November 11, 2013 09:44

Euro dobësohet kundrejt lekut

Monedha euro gjatë javës që lamë pas humbi pikë kundrejt lekut. Në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjensive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje 139.6 lekë nga 140. 1 lekë që tregtohej një javë më parë. Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.1lekë nga 140.5 lekë që u tregtua nje javë më parë. Ndërkohë dollari amerikan ka ruajtur stabilitetin këtë javë kundrejt lekut. Konkretisht këtë javë është blerë me 104.3  lekë nga 104.1 lekë që është blerë nje javë më parë. Monedha amerikane është shitur me 104.9 lekë nga 104.8 lekë që është tregtuar para dy javësh. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.

November 11, 2013 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*