Euro e mbyll javën e pashqetësuar, Leku drejt forcimit ndaj valutave të tjera

July 6, 2018 10:12

Euro e mbyll javën e pashqetësuar, Leku drejt forcimit ndaj valutave të tjera

E premtja regjistroi edhe një tjetër ditë pa dinamika të forta zhvillimi në tregun e këmbimit valutor. Për të pestën ditë radhazi, euro ka qëndruar në kursin e 125.5 lekëve, duke treguar se vlera e valutës tashmë është stabilizuar.

Teksa luhatjet në sesionet ditore mbeten në kufij minimal, mund të presim që euro të qëndrojë në këtë nivel edhe gjatë javës së ardhshme. Më pas, gjatë mesit të Korrikut dhe gjatë muajit Gusht mund të ketë një dobësim të valutës së përbashkët europiane, si pasojë e fluksit të turistëve dhe emigrantëve që hyjnë në vendin tonë.

E pandryshuar gjatë kësaj jave ka mbetur edhe vlera e paundit britanik, i cili pas disa ulje-ngritjeve është rikthyer në kuotën e 141.8 lekëve. Që prej qershorit paundi gjendet në një trend rënës në raport me lekun, por strategët e Forex-it besojnë në një rritje të vlerës së stërlinës pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Për dollarin amerikan java është mbyllur në rënie me 0.6 lekë për njësi dhe tashmë ndodhet në kursin e 107.2 lekëve në blerje dhe 108.1 lekëve në shitje. Në tregjet ndërkombëtare paraja e Shteteve të Bashkuara nuk ka pasur luhatje të mëdha, ndërkohë që kanë hyrë në fuqi tarifat tregtare ndaj mallrave kineze.

Po me 0.6 lekë për njësi është zhvlerësuar këtë javë edhe vlera e frangës zvicerane, tashmë në kuotën e 108 lekëve. Ndërkohë, me një zhvlerësim më modest mbyllet java edhe për dollarin australian dhe atë kanadez.

Me përjashtim të euros, leku ka shfaqur një trend të lehtë në forcim ndaj valutave të huaja. Përjashtim këtu bën vetëm lira turke, e cila duket se ka nisur të rimëkëmbet pas zhvlerësimit të mesit të qershorit.

o.j/dita

July 6, 2018 10:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*