Euro e nis javën me rënie, Banka e Shqipërisë paralajmëron ndërhyrje

June 18, 2018 13:28

Euro e nis javën me rënie, Banka e Shqipërisë paralajmëron ndërhyrje

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.7 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.34 lekë.

Dollari u këmbye me 108.37 lekë, duke u çmuar me 1.67 lekë, në raport me ditën e mëparshme.

Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer me 1.16 dollarë amerikanë. Monedha e përbashkët po përjeton një periudhë të dobët përkundrejt monedhës së gjelbër për shkak të zhvillimeve politike në botë.

Euro arriti në fillim të qershorit (data 5) nivelin më të ulët në 10 vjet, prej 124.17 lekë. Më pas, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që deklaroi se euro kishte rënë përtej parashikimeve, ndaj ajo do blinte valutë në treg, monedha e përbashkët u ngjit deri në 128.34 lekë, për të zbritur sërish afër 126 në fund të javës së kaluar.

Me mbërritjen  e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët (që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord) dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dy ditë më parë, gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale, se nëse do të gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Sejko tha se edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bëjnë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

Megjithatë kjo ndërhyrje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt dhe kjo e bën institucionin monetar qendror që të paralajmërojë për ndërhyrje të mëtejshme nëse euro do të bjerë sërish përtej parashikimeve./monitor

s.a/dita

 

 

 

June 18, 2018 13:28
Komento

2 Komente

  1. Arben June 18, 15:08

    Keto nderhyrjet e bankes jane parate tona

    Qe shkojne per lesh o milet

    Reply to this comment
  2. nje shqiptar i drejte June 18, 16:59

    Mileti i sateme , ne quhemi “popull” , “milet” quhen ne Turqi , idiot turkoshak .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*