Euro kap nivelin e vitit 2009: Çfarë po ndodh dhe si pritet ecuria

May 31, 2018 12:28

Euro kap nivelin e vitit 2009: Çfarë po ndodh dhe si pritet ecuria

 

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke arritur një rekord të ri të 10 viteve të fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.92 lekë, duke rënë ndjeshëm me 0.36 në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i ulët që nga janari i vitit 2009, kur euro e hapi vitin në kuotat e 123-124 lekëve, por më pas u rrit për të arritur në nivelin rekord në mes të vitit 2011, kur arriti në 142.6 lekë.

Më pas, euro ishte në nivele të qëndrueshme për 6 vjet, duke u këmbyer midis 139-140 lekë. Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti, shkruan Monitor.

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2018, euro ka rënë me 7.51 lekë, ose 5.6%.

Nga 102 ditë tregtimi zyrtar në pesë muajt e parë të këtij viti, euro ka rënë në 72 prej tyre.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore mbetet oferta e lartë për valutë që vjen nga kanalet formale (remitancat, investimet, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, turistët) ato informale (paratë ilegale që futen kryesisht në punë përmes ndërtimit) si dhe ndikim të dukshëm në luhatjet e forta kanë pasur transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave.

Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë paketën ditën e sotme, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi. Pozitivisht ndikuan dhe të dhënat pozitive në Gjermani.

Fakti që euro në tregun vendas nuk e reflektoi këtë tendencë, tregon se monedha e përbashkët është e dobët në Shqipëri si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm.

Teksa euro nuk ra, kursi u korrektua përmes nënçmimit të fortë të dollarit, i cili humbi  1.18 lekë në ditën e sotme, duke u këmbyer me 107.6 lekë.

Ekspertët pohojnë se euro pritet të jetë e dobët për shkak të fillimit të efekteve sezonale, ku rolin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi.

Për herë të parë këtë vit, sezoni ka nisur më herët, që në maj dhe nga qershori hotelet kanë raportuar se janë pothuajse 100% të rezervuara me turistë nga gjithë Europa, ku këtë vit risi janë nordikët, shkruan Monitor.

a.s/dita

May 31, 2018 12:28
Komento

2 Komente

  1. Adih May 31, 14:45

    Bobo ooo , sa para e madhe eshte fituar nga droga ???!!!

    Reply to this comment
  2. Nje shqiptar May 31, 19:44

    Edi Rama tani duhet te shtyp menjehere nje sasi te madhe lekesh dhe te investoje ne projektet e ndryshme ne tere vendin. Mos te humbasi kete rast se nuk i vjen me per te zhvilluar vendin dhe per te hapur vende pune per te rijt qe te mos emigrojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim