Euro në nivel të ulët, ekspertët: Paratë informale në ndërtim, faktor ndikues

August 20, 2018 14:10

Euro në nivel të ulët, ekspertët: Paratë informale në ndërtim, faktor ndikues

Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më  i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.

Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por më pas kursi u stabilizua në nivelin e 126 lekëve.

Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.

Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta.

Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër 111 lekëve një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.

Ekspertët e kursit të këmbimit pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët.

Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve./ Monitor

s.a/dita

August 20, 2018 14:10
Komento

3 Komente

  1. Arben August 20, 15:02

    Deri Tani ishte merite e ekonomise se forte, tani qe e

    moren vesh edhe gomeret per Toyota Yaris, e kuptuan

    edhe “ekspertet” kete pune.

    Reply to this comment
  2. Emigrant August 20, 18:45

    Akoma i besoni ketyre perrallave qe leku eshte me i forte se Euro. Eshte me gjithe mend per te qeshur kur gazetat botojne kursin e euros me lekun shqiptar. Ne qofte se monedhat e tjera percaktohet kursi nga bursa nderkombetare atehere pyetja eshte: cila “burse nderkombetare” e percakton shkembimin euro-lek. Eshte Banka e Shqiperise qe e manipulon si t’ja doje qefi kete kurs. Guvernatori i kesaj banke urdherohet nga te tjere dhe kjo pra eshte “bursa aliene” e lekut shqiptar. Provojeni ta nxirni lekun shqiptar ne bursen e vertete nderkombetare. Pa frike shkembehet 1 euro me 10.000-20.000 lek te vjetra. Nuk mund ta bejne se kalojne te gjithe me euro dhe automatiksht leku shkon per “lesh” dhe nuk e do njeri. Prezenca e lekut shqiptar eshte komplet mje artifice e bukur shqiptare per te mbajtur ne kembe ekonomine shume te dobet shqiptare(ose me mire te themi ekonomine e leshit shqiptare).

    Reply to this comment
  3. Krist August 20, 18:50

    Dhe megjithese,u ditkerka,se parate informale,u kanalizokerkan,ne ndertim,Prokurorija,beka sehir,dhe nuk merrka asnje mase?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*