Euro në revansh, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë sollën stabilizimin

June 27, 2018 15:04

Euro në revansh, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë sollën stabilizimin

Nga data 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë njoftoi planin e saj për të ndërhyrë në tregun valutor me synim ndalimin e rënies së mëtejshme të euros, monedha e përbashkët është rritur ndjeshëm në tregun e brendshëm, edhe pse me ritme të ulëta

Një euro është këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 126.06 lekë, rreth 0.08 pikë më shumë se një ditë më parë.

Aktorët e tregut (agjenci valutore dhe banka) e cilësuan stabilizimin e euros si veprim i ardhur prej ndërhyrjeve të Bankës së Shqipqrisë.

Sipas tyre, Banka e Shqipërisë ndërhyri javën e shkuar duke blerë valutë në disa nga bankat e nivelit të dytë me një çmim më të lartë se tregu.

Këto ndërhyrje u bënë gjatë të martës, të mërkurës dhe të enjtes, ndërsa të premten u arrit që të stabilizohej niveli i këmbimit. Sipas aktorëve të tregut Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur që të bëjë këtë ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor nëpërmjet katër bankave të nivelit të dytë dhe dy zyrave të këmbimit valutor.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të ishte aktive në tregun valutor për të frenuar rënien e euros. Ndërhyrjet e Bankës në fillim të qershorit, pasi euro zbriti në 124.1 lekë e rritën përkohësisht monedhën e përbashkët deri në 128 lekë brenda pak ditëve, por më pas euro u dobësua sërish si rrjedhojë e ofertës së lartë të valutës.

Gjithsesi, ndërhyrjet e vazhdueshme kanë arritur të stabilizojnë euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit. Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve, shkruan Monitor.

Për sa i përket dollarit amerikan, ai është forcuar sot në tregun vendas duke u këmbyer në nivelin e 108.27 lekëve. Forcimi i dollarit ka reflektuar pozitën e tij në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e gjelbër ka fituar pikë ndaj euros.

l.h/ dita

June 27, 2018 15:04
Komento

9 Komente

  1. Mërgimtari June 27, 15:28

    Stabilizimin e sollën dhe pritet ta sjellin vërtetë kapja e Toyotave. Kurse destabilizimin e sollën Toyotat që kanë kaluar pa u kapur.

    Reply to this comment
  2. a sa idiota ka ajo Bote naivesh June 27, 15:37

    Bota eshte duke experimentuar me Firmen Babahle
    kta kujtojne se vertete po ndodh dicka nga
    futja ilegale e trumuterve qe merren me banken
    shqipcare .

    kush jua trazon ate mut qe kane ne koke ktyre more aman !
    QE JANE TE hUAJ PO DIHET PER NE EMER TE KUJT

    Do kemi se shpejti Rapine-n e radhes se Thesarit nr 3

    Reply to this comment
  3. Arben June 27, 16:36

    Sa te vije Toyota tjeter.

    Problemi eshte se keto ” stabilizime” Jane parate

    E djerses sone QE shkojne per dhjam qeni.

    Reply to this comment
  4. Sinani June 27, 16:39

    E vertete, luhatja e valutes eshte e stisur permes gjoja deeuroizimit, kjo per interesa te momentit te financave te qeverise por dhe interesave private te organizatoreve te kesaj komedie. Leve eshte Teme Sejko qe drejton BSH, si partiak i konvertuar.

    Reply to this comment
  5. Ledion June 27, 16:52

    Guvernatori eshte koqe kandari. Euro po forcohet edhe me dollarin austrialian dhe kanadez. Keshtu nuk eshte merite e KOQES.

    Reply to this comment
  6. info analitike June 27, 18:19

    Prit sa te shperthejne ndertimet e kullave dhe shitjet e pastaj do te shohim gallate. Kush do te monitoroje levizjet e parave tek ABI Bank ku Linda e kriepsikos eshte anetare bordi?

    Reply to this comment
  7. Mërgimtari June 27, 18:49

    Përsëritja e Piramidave të 97, kësaj here nga lart-poshtë. Humbje e madhe për shqiptarët e rogozit, minus 10 % nga djersa e emigrantëve të shkretrë, që i fitojnë me gjak ato euro. Kapteri i BSH ka hall nëse do ta ri-emrojnë guver – nator, mos humbi rrogën 20 milionëshe dhe favoret e tjera të pista. Kurse opozi- zeza merret me mufka, nuk thërret Governatorin në Parlament që të japë llogari se si luhet e vidhet me paratë e popullit, por natyrisht që ka fituar edhe ajo për vete me këtë rast duke blerë euro me leverdi.

    Reply to this comment
  8. Arch Investor shpk , pastrim parash June 28, 19:39

    Ornela e Varuzhanit perseri godet : aktoret e tregut thote 😀
    hahahahahahahahahahahaha
    Pastaj ekspertet thone.
    Pra ekspertet takojne Ornelen dhe i thone keshtu e keshtu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*