Euro në vlerësim të pandalshëm kundrejt monedhës vendase

Edlira Shehu August 23, 2013 08:49

Euro në vlerësim të pandalshëm kundrejt monedhës vendase

Ndryshe nga vitet e tjera kur monedha evropiane pësonte një rënie në këtë sezon, këtë vit euro po zhvlerëson në mënyrë të pandalshme monedhën vendase. Nëse vitin e kaluar euro shkëmbehej me 137 lekë, dje euro këmbehej me 140.33 lekë, duke forcuar nivelin mbi kuotën mesatare 140 që ka mbajtur kjo monedhë gjatë gjithë viti në raport me atë vendase. Monedha e përbashkët, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe operatorët e tregut valutor, po rritet dhe parashikimet janë për forcim të mëtejshëm të saj. Euro i është afruar sot kuotën prej 141 lekë, duke konfirmuar pozita të forta në treg. Në raport me ditën e djeshme, kjo monedhë është vlerësuar 0.10 lekë kundrejt monedhës vendase. “Një efekt të rëndësishëm në zhvlerësimin e lekut ka dhënë ankandi i fundit i bonove të thesarit, i cili ishte në euro. Pas kësaj, euro do të jetë bindshëm edhe më i fortë në këmbimin e brendshëm”, thonë ekspertët e këmbimit. “Nëse euro forcohet dhe është një monedhë e fortë efektin e parë e jep në efektin në një kategori kredimarrëse në Shqipëri të cilët i kanë marrë kreditë në euro, ndërsa efekti i dytë ka të bëjë me import eksportet.  Pra dobësimi i euros i bën importet më të lira nga ana tjetër i bën eksportet më të shtrenjta”, shprehet Adrian Civici, ekspert i ekonomisë. Euro e fortë ka dhe një tregues tjetër brenda, atë të rënies së remitancave nga emigrantët dhe mungesa e tyre e ardhjes në vendlindje. Po kështu gjatë ditës së djeshme leku është zhvlerësuar edhe në raport me monedhën amerikane, e cila ka pësuar një forcim të shpejtë në raport me ditën e djeshme. Dollari është ngjitur sërish mbi kuotën 105 lekë. 1 dollar këmbehet sot me 105.29 lekë, 0.54 lekë më shumë se dita e djeshme.

Edlira Shehu August 23, 2013 08:49
Komento

1 Koment

  1. beni August 23, 09:43

    Po te shohim ekonomite qe paten sukses ne ngritjen e tyre,si Turqia e Brazili popuj me me shum se 80 milion e tjetri gati 200 milion shikojm nje zhvleresim te monedhes vendase ndaj Euros apo Dollarit,ku ne nje perjudhe 7-8 vjecare monedha Turke Lira humbi gati 40% te vleres e ajo Braziliane gati 45%,pra keshtu ngrihet ekonomia?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*