Rama: Eurobondi garanton planin e ri kombëtar “Shqipëria 2030”

June 10, 2020 14:40

Rama: Eurobondi garanton planin e ri kombëtar “Shqipëria 2030”

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe të Rinëdrtimit Arben Ahmetaj se Shqipëria shënoi sukses dje në daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit.

Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak.

Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori” tha ai.

l.h/ dita

June 10, 2020 14:40
Komento

15 Komente

  1. Karantinaco June 10, 15:08

    Vizitoni faqen http://www.karantina.co ne internet dhe do kenaqeni

    Reply to this comment
    • Ylli June 10, 21:37

      Sa për informacion.

      Për të gjithë ata që justifikojnë Edi Ramën që merr borxhe për të larë borxhet, po u sjell në vemendje këtë deklarim të Tij, të datës 4 dhjetor 2012:

      “Një qeveri që është në gjendje të krijojë atë imazh që krijoi përmes atij kaosi për një festë si ajo e 100- vjetorit nuk ka dyshim që harton një buxhet rrënues. Lajmi i mirë është se ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ai është afirmimi më elokuent i domosdoshmnërisë për një rilindje shqiptare. Ky buxhet është treguesi më i qartë se pse 2013-a duhet të jetë viti i ndryshimit. Ne e kishim paralajmëruar rrezikun e rrënimit. Kjo qeveri po e lë familjen shqiptare me më pak fuqi blerëse dhe më shumë taksa. Rritja e fuqisë blerëse është detyrimi ynë parësor. Qeveria po e lë më keq se e gjeti borxhin publik shqiptar. Nuk është shteti që i lan borxhet, por çdo familje shqiptare, të cilës qeveria i heq 800 mijë lekë në vit, për të paguar borxhet që Saliu merr për ethet e karriges së vet. Ulja e borxhit është një detyrim i pashmangshëm i të gjitha qeverive që kanë përgjegjësinë të mirëqeverisin popullin dhe të mos mbingarkojnë me borxhe brezat e ardhshëm. Ulja e borxhit është synimi ynë për vitin që vjen”. (Citim i marrë në gazetën Dita)

      I ka thënë vetë Edi Rama në opozitë dhe i dhamë të drejtë, i besuam qeverisjen. Ka bërë dhe deklarime të tjera edhe më tullë sesa ky.

      Puna është se ne mendojmë prap që borxhi nuk është gjë e mirë sepse jo vetëm shoqëria pjell borxhlinj, por në thelb borxhi tregon se çfarë qeverie kemi.

      Sa më i lartë borxhi publik aq më e keqe është qeveria.

      Pra njerëzit nuk paguajnë vetëm paret e borxhit, por edhe koston e keqqeverisjes, e cila bëhet gjithnjë e më e keqe.

      Mirëpo Edi Rama i qeverisë sot, nuk ka asnjë lidhje me asnjë rrjesht të fjalëve që ka thënë vetë.

      Kjo puna e borxheve ka ngrënë koka qeverish e qeveritarësh gjithandej në Europë.

      Sa për informacion, vetë Bashkimi Europian është sot në mes dilemës të rrimë bashkë dhe solidar në borxhe, apo të marrë secili borxhin e vet dhe të shpërbëhet bashkimi…

      Reply to this comment
  2. Tre$hi maÇ June 10, 15:16

    Pyete pak sa % e ketij Eurobondi do te jepet per te paguar Eurobondin e marre 2pak me pare ?

    Reply to this comment
  3. mirel June 10, 15:37

    Plani i ketij Shqiperia 2030 jane nderto Kulla e hap kanale e gropa ne mes te Tiranes, qe i publikojne si ai Baboci si sukses te papare dhe fitore, sikur Veliu, Baboci nen drejtimim e Ramutit shpiken Tiranen dhe e ndertuan nga hici nje metropol gjigand. Ne vend te thuhet shkaterruan Tiranen, nga nje kryeqytetet model, me karakterin e vecante te daljes dhe ecjes ne kembe, duke e shnderruar ne nje labirint te cuditshem te pafund ndertesash, gropash, parkimesh, dhe ku e dime se cfare tjeter do mballosi kerma Ramut dhe vemjet qe ushqehen me te, duke u deklaruar fitimtare.

    Reply to this comment
    • xxx June 10, 17:15

      2030 eshte afati zbatimi projektit te Boerit per Qendren e Kryeqytetit, dmth cmontimin e arkitektures egzistuese te qenders, eshte i njejti afat si ky.

      Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 June 10, 15:43

    me u mburr se po merr borxh!?
    nuk e kuptoj këtë idiot!

    Reply to this comment
  5. Zigur Qarri June 10, 17:31

    Shikoni sa eshte borxhi i USA dhe hajde flasim per cikerrimat e borxhit shqiptar…

    Reply to this comment
    • Komentuesi pa pagese June 10, 18:31

      Dobic i Zigurit, USA eshte ekonomia me e forte ne bote. Shqiperia vetem pordhet e Ramea mund te eksportoje.
      Ps: Ta dha sufllaqen Endri Fuga?

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri June 11, 16:53

        Ma dha por e hodha te oborri i shqupisave dhe e kape ti me dhembe ndoshta nga qe je i uritur se helbete “pa pagese” ke ngelur, jane thare buxhete e Salikadavres qe ju mban gjalle me plazmen e tij te ndyre.

        Reply to this comment
  6. info analitike June 10, 18:58

    Do te kenaqeni me perralla me mbret deri ne 2030! Gezoni more shoke!

    Reply to this comment
  7. Arben June 10, 20:00

    Litari litari litari

    Reply to this comment
  8. Hihihi June 10, 20:14

    Do financoje pagat sigurimet,pensionet…do pagusje faturat gjyqsore e borxhet qe u ka kontraktoreve,pop be, do beje 10 kendra urbane e 2 autostrada she mireupafshim…..nderkohe administrata e paafte dhe e korruptuar do vazhdoje pallen

    Reply to this comment
  9. Lili June 11, 06:38

    Idioti i balkanit e ma per sukses kur merr borxhe me 3.6% kur ne bote krediti eshte nen 1%!
    Paguajne shqitaret!!!!

    Reply to this comment
  10. Bashkë komentuesi Ylli, pse shpif për të nerumin Rama? June 11, 08:24

    Pse ja prishni lumturinë kryeministrit tonë që arriti të mar borxhin e radhës me këto kritika. Pse shpifniduke treguar se ç’ka thënë ai në 2012 për borxhet e Saliut. Nuk i ka thënë ai. Me siguri i ka thënë ndonjë hajvan, ndonjë gomar që s’mer vesh nga borxhet dhe kryeministri ynë nuk është as hajvan , as gomar por njeri me integritet që bën vetëm atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kaq mashtrus i pafytyrë paska qën ai sa të premtoj mosmarrje borxhesh dhe pastaj, mbasi mer qeverisjen në dorë, bën të kudërtën? Jo,jooooo, mos bëni mëkat! Turp të kesh ti, bashkomentuesi Ylli që hedh balt mbi kryeministrin më të mirë që kemin patur ndonjëherë. Ai do ta bëj Shqipërinë një kopësht të lulëzuar në …….2030. I duhen ca para urgjentisht se nuk ka paguar PPP e Vilma Nushit e kompani dhe pastaj, pastaj ç’nuk do bëj për popullin e vëndit do ta shihni në ……2030. sepse me marrveshjen e bekuar nga zonja Kim ai, vetëm ai, do të jetë kryeministër deri në vitin…….2100. Rroftë e mbretëroftë kryeministri ynë, shkëlqesia e tij Rama i parë i shqipëtarëve.

    Reply to this comment
  11. leshi June 11, 16:21

    PO KY MIKU SBERI PROGRAM NE 2017 , NA DOLI VETEM ME TEPSI E TIMON.’

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim