Me një gjuhë më të zbutur, eurodeputetët ribotojnë deklaratën për “Zgjedhoren” dhe ndryshimet Kushtetuese

July 17, 2020 10:24

Me një gjuhë më të zbutur, eurodeputetët ribotojnë deklaratën për “Zgjedhoren” dhe ndryshimet Kushtetuese

Me një gjuhë më të zbutur nga ajo e djeshmja, Parlamenti Europian ka publikuar një version të ri të deklaratës së tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis ku i kërkojnë maxhorancës që të miratojë pa ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit me argumentin se kjo do të ndihmonte në mbajtjen e konferencës së parë të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Tre eurodeputetët kërkojnë gjithashtu nga maxhoranca që të bëjë ndryshimet pa prekur thelbin marrëveshjes së 5 qershorit.

Nga deklarata është hequr fraza: Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.

Në vend të saj është shtuar fraza:  Është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje që të mund të mundësojë dialogun mes partive politike në mënyrë që të mbahet konferenca e parë e negociatave për integrimin e vendit në BE. 

Duke nënvizuar se çdo vënd ka të drejtën të përcaktojë vetë sistemin elektoral që do të përdorë sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit të brendshëm.

Megjithatë, sipas eurodeputetëve, është e rendësishme që në këtë drejtim të aplikohen shembujt më të mirë ndërkombëtar dhe që ndryshimet të bëhen në mënyrë transparente dhe të fillojnë të paktën një vit para zgjedhjeve elektorale të planifikuara.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë për të arritur rezultate thelbësore në drejtim të reformave që po ndërmerren”, shprehen eurodeputetët.

Pavarësisht gjuhës së zbutur,në titull eurodeputetët shprehen se “Shqipëria duhet të përmbushë angazhimet nëse do të fillojë negociatat e integrimit“.

Deklarata e e përbashkët e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesit për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetarit të Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL), u fshi mbrëmë disa orë pas botimit dhe i rikthye sot në faqen e Parlamentit Europian me disa ndryshime, të cilat thelbin e ruajnë të njëjtë, por me një gjuhë më të zbutur.

Deklarata e sotme

Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.

Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe të vazhdojë procesin e integrimit evropian. (U shtua sot sh.r)

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen.

Historiku

Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në vitin 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar për zgjerimit.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni paraqiti draft-projektin për bisedimet që, pasi të finalizohen, do të përdoren për të negociuar anëtarësimet në BE të dy vendeve të Ballkanit. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të miratojnë këto dokumente dhe Presidenca e Këshillit do t’i paraqesë ato në fillimin e negociatave të pranimit. Publikimi i raporteve të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19.

Deklarata e djeshme

Qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak
Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetët dhanë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat për pranimin në BE, ajo duhet të zbatojē angazhimet e saj.

Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) i kërkuan Parlamentit shqiptar të miratojë sa më shpejt Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor.

Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian. (U hoq sh.r)

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë (llogaridhënies) së institucioneve që janë të domosdoshme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Historiku

Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në vitin 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar për zgjerimit.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni paraqiti draft-projektin për bisedimet që, pasi të finalizohen, do të përdoren për të negociuar anëtarësimet në BE të dy vendeve të Ballkanit. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të miratojnë këto dokumente dhe Presidenca e Këshillit do t’i paraqesë ato në fillimin e negociatave të pranimit. Publikimi i raporteve të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19

o.j/dita

July 17, 2020 10:24
Komento

5 Komente

  1. Cfar gjuhe zbutur mer lol . July 17, 11:31

    Eshte i NjeJti Kontekst por kte radhe zbukuru

    si me mashtru femijet
    “haje supen te keqen Edukatorja se eshte e mire shume te ben te bukur !

    Fakte eshte ,qe kta vazhdojne ti qendrojne ne kerkesat e tyre ,

    duke mbrojtur Faktorin Esadiste ne Shqiperi gje e cila

    nuk ndryshom asgje . E thame kto surrate kafshesh me ngjyra e modele flokesh te cmendurish ,

    nuk ndryshojne me asgje -asnji Politike Kunder Shqiperise .

    Kta jane njerez paShpirte Njeriu -(shikojini me kujdes nee sy e tyre prej Bestiee Mashtruese dhe kuptoni qarte

    cfar dua kto Monstra )


    Dhe e fundit ,
    sepse s’ja vlen aspak me harxhu kohen me Helmin qe sprucon BE-ja ne Murin e Shqiperise ,

    mee cilin Surrat flasin kto Hipokrite per Integrim ?

    Cilin Integrim ?

    iNTEGRIM DO TE THOTE QE POPUJT TE

    BASHKEPUNOJNE TE MESOJNE NGA NJERI-TJETRI

    TE PUNOJNE JETOJN SE BASHKU TE SHKEMBEJNE

    EXPERIENCAT E JETES -KULTUREN E PUNES DHE

    ASAJ NE SHOQERI TE NDERSJELLTE

    NDERKOPHE QE KTA I NDOQEN SHQIPTARET NGA

    EUROPA DHEE S’I LEJUAN TE INTEGROHEN NE

    SHOQERINE EUROPIANE ??????????

    PRA CDO TE THOTE KJO HIPOKRIZI KJO GJUHE

    ABSURDE DREJT SHQIPERISE ???

    INTGERIM DO TE THOTE QE SHQIPTARI TE

    PUNOJE

    DHE JETOJE NE EUROPE – SEPSE VETEM ASHTU

    NENKUPTOHET INTEGRIM

    DHE JO TE MBYLLET NE KUFIJT E VETA

    SEPSE KJO DO TE THOTE NGA EUROPA

    JO INTEGRIM POR I N T R I G I M = REFUZIM !!!!!!!!!!!!!!!!

    PRA SI MUNDET TE JENE KTA KAQ TE PAFYTYRE

    E FLASIN BROCKULLA INTEGRUESE ?

    BE-ja LARGOJ SHQIPTARET NGA BE-ja DHE MORI

    AZILANTE AFRO-AZIATIKE – QE NUK KAN ANJI

    NGJAHMERI E AFERSI ME KULTUREN EUROPIANE
    !!!
    ———————-
    PRA BOLL O KAFSHE MEE SURRAT NJERIU – GJENI

    NDONJI SÜNDENBOCK TJETER E MERRUNI TE

    QETSONI NERVAT TUAJA BESTIALE

    PERVERSE TE NDYRE QE GJITHCKA NEGATIVE I
    KA ARDH KSAJ BOTE KA ARDH NGA JU !!!!!!!!!!!!!!!

    SHQIPTARET S’JU KANEE ASNJI BORXH O

    PUTANAT E NJEREEZIMIT !

    MERRUNI ME RUSIN NE KENI BYTHE JO GJENI NJI

    VEND TE VOGEL QE NE CDO KOHE E KENI

    DOBESUAR E SULMUAR COPTUAR I TERITORE

    HELMUAR ME POLTIKAT

    TUAJA ABSURDE PREJ BESTIE DHE TREGONI

    FORCEN E KJO NUK ESHTE JOVETME FAIR

    PARA NJEREZIMIT POR EDHE KRIMINALE !!!!!!!!!!!!!

    ME CILEN TE DREJT O BIJ KURVASH O

    KRIMINELET E NJEREZIMIT DHE NE EMER TE KUJT

    MORALI E TE DREJTE ?????????????????

    POR JA SURRATET E TYRE NA MJAFTOJNE

    ATO NA THONE GJITHCKA !

    Reply to this comment
  2. epo kjo pune July 17, 13:35

    si gjithmone kurve… e dine qe njera pale doli me molotov ne rruge dhe sabotoi zgjedhjet e qershorit dhe prape konsensusi… konsensusi behet ne sallen e parlamentit dhe jo ne tavoline jashteinstitucionale… prandaj nese e doni si sebep te zvarritni shqiperine ndersa perqafoni serbine, u befshim topin dhe te vazhdojme ne linjen tone. Me SHBA vetem aleance dhe lobim se dhe aty fut hunder greku e serbi

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi July 17, 17:05

    E kuptuat o shqiptare?!? Firmosni marrveshjen qe te fillojne bosedimet me EU-n (BE-n) per hyrjen e Shq. ne EU. Dhe kur te fillojne bisedimet, euro-deputetet do u thone politikanve shqiptare: cfare bisedimesh kerkoni ju kur s’keni lista te hapura deputetesh, kur s’keni Komision Qendror jo partiak, kur s’keni vija te qarta politike, por beni koalicione sipas stines dhe javes. Do ua kthejne politikanet tane: po ne firmosen pikerisht kete marrveshje qe ishte nje flete e bardhe dhe nuk kishte brenda kurrfare marrveshje, ashtu sic na thate ju vete! Euro-deputetet do nxehen dhe do u thone, ketu mbaroi faza e pare e bisedimeve; takohemi vitin tjeter me 15 pika te tjera!
    Ne shqip kjo quhet: per te qare e per te qeshur!

    Reply to this comment
  4. ?!! July 17, 22:36

    Eurodeputetë mos u tallni sepse edhe në qoftë se marrveshja pa reformë do të aprovohet , janë 14 detyra të tjera që qeveria Rama as për 1000 vjetë nuk i kryen. E si mund që të ketë dënime për krimin zgjedhor psh kur i pari që duhej të dënohej do të ishte Damjan Gjiknur tërmeti i Dibrës dhe i Këshillit politik për marrveshjen zgjedhore?!! E si mund të ketë dënime për korrupsion ku i pari që duhet të dënohet do të ishte Edi Rama dora e vetë. E si mund të ketë reformë në drejtësi kur ajo polli SPAK me prokuror që flejnë gjumë në zyra dhe do e pësojnë si roja i magazinës së kooperativës që flinte gjum futur në një thes dhe u zgjua kur hajdutët e hodhën në makinë bashkë me thasët e grurit. Mos u tallni eurodeputet me shqipëtarët po kontrolloni ku venë miljonat e subvencioneve akorduar nga BE për Shqipërinë, se unë bujku Kozi së bashku me kolegët e mi s’kemi mar as edhe një cent nga 60 mlionët që na ka tundur nga larg si për zili zoti Soreka. Kjo e subvencioneve na bën të trëmbemi dhe të mendojmë që më mirë pa BE se përveç kusarëve të brëndshëm do të na shtohen edhe të jashtmit po të futemi në BE nga miqtë e Ramës dhe Lul Bashës në parlamentin e BE..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim