Eurodeputeti Fleckenstein: Të hapen negociatat me Shqipërinë!

June 12, 2018 18:26

Eurodeputeti Fleckenstein: Të hapen negociatat me Shqipërinë!

Këshilli i Europës do të vendosë nga fundi i muajit nëse do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë apo jo.

Franca dhe Hollanda mund të bllokojnë çeljen e negociatave me argumentin se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret e vendosura, por Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian mendon ndryshe.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka thënë në PE se Tirana i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave.

“Në Shqipëri ka patur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend”, apeloi ai në Parlamentin Europian.

Fleckenstein përmendi edhe çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës, duke thënë se “të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë.”

Eurodeputeti gjerman kërkoi gjithashtu edhe hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe avancimin e tyre në fazat e tjera, për rastin e Serbisë dhe Malit të Zi.

“Duhet të dërgojmë në Ballkanin Perëndimor një sinjal të qartë se cila është qasja jonë për këtë rajon”, është shprehur ai.

s.a/dita

June 12, 2018 18:26
Komento

4 Komente

  1. nje vezhgues i drejte June 12, 20:23

    Nje gjerman burre shteti , qe e do dhe e ndihmon gjithmone Shqiperine . Faleminderit !

    Reply to this comment
  2. Po,Po June 12, 21:00

    Sepse eshte njeri i ndershem dhe i drejte , krejt e kunderta me politikanin e pa fytyre te OSBE-se , austriakun Grosruck dhe me ate gjermanen Doris [email protected]
    E falenderojme zotin Fleckenshtein , si mik dhe dashamires i shqiptareve .

    Reply to this comment
  3. Adih June 12, 22:10

    Fjalet e juaja zoteri ne vesh te perendise .E citoj kete se ne shqiptaret populli kokpalare, mezi qe po presim ,se fillon direkt diktati i ligjit dhe transparenca e ligjit te BE qe ne shqiptareve na intereson , dhe e kemi me se te domosdoshme ,kurse politikaneve Shqiptare ,opozite e maxhorance me keto fjele ,i ke futur ne dhe te gjalle zoti i nderuar Fleskenschtein .

    Reply to this comment
  4. 2plus2 June 12, 22:43

    Dashka avancim per Serbine
    ngaqe rrezikohet nga rusi apo kinezi ??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*