Eurodeputeti slloven: “Xhihadi” dhe “Shqipëria e Madhe” qëndrojnë pas Kumanovës!

May 25, 2015 08:07

Eurodeputeti slloven: “Xhihadi” dhe “Shqipëria e Madhe” qëndrojnë pas Kumanovës!

Eurodeputeti slloven dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl në një intervistë për “Veçernji list” të Kroacisë, ka folur pas bisedimeve dhjetëorëshe ndërmjet kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev që u mbajt ditë më parë në Bruksel,por ai ka folur edhe për situatën në Kumanovë dhe përgjithësisht politikën shqiptare, transmeton Agjencia e lajmeve “Zhurnal”.

A jemi më të kthjellur pas këtij takimi – çfarë po ndodh në Maqedoni dhe çka fshihet pas incidentit në Kumanovë?

Vajgl: Në Maqedoni, janë ndërthurur probleme të shumëfishta. Kemi një situatë post-tranzicionit ku kryesorja është sikur kur pretendohej që secili të merrte sa më shumë prona shtetërore nga ish-Jugosllavia, kurse niveli i korrupsionit është shumë i lartë. Brenda grupeve etnike ka interesa që janë të ndikuara kryesisht nga jashtë.

Flisni për Shqipërinë?

Vajgl: Mendoj për shqiptarët tek të cilët është e vështirë të përcaktohet kush përfaqëson politikën autentike të shqiptarëve dhe strukturave shoqërore, kurse kur është e mundur të përqendrohet dhe zbulohet ideja, askush nuk dëshiron të flasë, por ajo është aty. Ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’. Kështu që edhe kryeministri shqiptar Rama e kërcënon Maqedoninë me veto për NATO. Situata është e komplikuar dhe prandaj incidenti në Kumanovë mund të sqarohet vetëm pas një hetimi të pavarur.

Ju megjithatë e keni lidhur atë me islamin radikal?

Vajgl: Ka shumë indikacione për këtë supozim. Disa prej atyre personave që kanë marrë pjesë në Kumanovë dhe kanë bërë një luftë profesionale, kanë luftuar edhe në Siri dhe Irak. Ata e kanë ditur se me çfarë ideje kanë ardhur në Kumanovë. Ky është xhihadi dhe shpërndarja e islamit radikal në tokën europiane. Nuk mohoj se aty ka edhe motive të tjera – Shqipëria e Madhe ose lidhja me skenën politike vendore edhe pse vështirë besoj në atë se kushdo qoftë është i gatshëm të marrë përgjegjësi për vrasjen e tetë policëve.

Sa është e rrezikshme situata në Maqedoni?

Vajgl: Konsiderohet se për shkak të Kumanovës në institucionet europiane e kanë kuptuar se situata është shumë e rrezikshme, se me atë mund të manipulohet nga jashtë dhe mund të rritet në luftë rajonale. Unë këtë asnjëherë nuk e kam përjashtuar dhe besoj se stabiliteti i rajonit është vetëm anëtarësimi në BE dhe NATO edhe pse kam rezerva në lidhje me NATO-n si polic global.

Si kanë vijuar bisedimet?

Vajgl: Kanë qenë mjaft tolerante, kurse pjesëmarrësit janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që Maqedonia duhet të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Paradoks është që të bisedojmë për fillimet pasi Maqedonia është nëntë vjet me radhë shtet kandidat për në BE. Shtetet të cilat në ndërkohë janë bërë anëtare në shumë parametra kanë qenë pas Maqedonisë. Shkupi ka rezultate solide në aspektin ekonomin, janë bërë reforma të cilat BE i ka kërkuar edhe pse ka një hendek ndërmjet ligjeve dhe praktikimit të tyre, në veçanti sa i përket shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, mediave dhe të drejtat e pakicave.

Maqedoninë nuk po e quani “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” (FYROM)?

Vajgl: FYROM është një denominim absurd. Sipas asaj logjike atëherë mua më bie të them se jam nha ish-republika jugosllave e Sllovenisë ose ish krahina austru-hungareze e Kranjit. Është plotësisht absurde dhe iraconale që Greqia, e cila kërkon nga ne mirëkuptim dhe ndihmë, të tregojë kaq pak solidaritet për fqinjët dhe nuk e kuptojnë që mosnjohja e Maqedonië shkakton vatra të zjarrit në kufinjtë e saj.

Problemi i emrit është problem bilateral, i njëjtë siç është ai për kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë, e të cilin Sllovenia e shfrytëzoi për ta bllokuar Kroacinë?

Vajgl: Asnjëherë nuk kam qenë që shtetet e ish-Jugosllavisë ndërmjet veti duhet të ketë kërcënime. Qëndrimi im ka qenë, por edhe i ministrit të punëve të jashtme dhe kryetarit të këshillit për punë të jashtme, që çështjet ndërshtetërore të zgjidhen gjatë anëtarësimit në BE pasi këto çështje në disa raste lënë hapësir ëpër luftë për nacionalistët. Vetëmse në të ardhmen pres të shoh probleme të njashme Kroaci-Serbi, Kroaci-BeH por edhe BeH-Mali i Zi.

Në disa media kishte pohime se në Bruksel ekziston konsensuz që Gruevski duhet të largohet.

Vajgl: Konsensus i tillë nuk ekziston. Ekziston konsenus që të hetohen deklaratat e personave të përfshirë në përgjime dhe ata që vërtetohen se kanë bërë vepra penale të bartin përgjegjësinë politike dhe të dënohen. Simpatitë e politikës europiane janë simetrike – në mënyrë të barabartë ka prej atyre që flasin se qeverinë mund ta ndërrojnë vetëm me zgjedhje kurs etë tjerë të cilët thonë se duhet të dëgjohet zëri i popullit. Ne si ndërmjetësues nuk kemi për detyrë të japim propozime për zgjidhje. Rreth asaj duhet të merren vesh në Shkup.

A jeni optimist pas bisedimeve me liderët maqedonas?

Vajgl: Çfarë do të ndodhë pas bisedimeve, nuk e di. Aktualisht ka qëndrime diametralisht të kundërta, por edhe mirëkuptim rreth mundësive që të gjindet zgjidhje nëpërmjet pritjeve maksimale. A është e vetmja zgjidhje dorëheqja e qeverisë me zgjedhje të parakohshme ose që zgjidhja mund të arrihet me rekonstruimin e qeverisë. Por është me rëndësi të kutpohet se nëse para verës nuk arrihet ndonjë zgjidhje për krizën, Maqedonia do të mbetet pa ftesë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, e kjo është rrezik i madh

May 25, 2015 08:07
Komento

23 Komente

  1. shpatar May 25, 08:16

    Sa kollaj e thone :Shqiptaret jane xhihadist.Po ata ,qe kane shekuj qe i cfarrosin shqiptaret, cfare quhen o slloveni i privilegjuar .U shkeputet pa ju futur nje gjembe ne kembe dhe tani na beni dhe politiken e Ballkanit .Beheni dhe kete per shqiptaret se nuk kemi per t’ua varur fare e se kush jeton ne Ballkan .

    Reply to this comment
    • adri May 25, 13:34

      Terrorist ishte aksioni qe beri policia maqedonase qe shkaterroi pasuine e shqipetareve si te ishte lufta e dyte boterore. Vrau ne shtepite e tyre shqipetaret.
      Pse nuk ben hetimin publik maqedonia ? kush sulmoi pse u ngriten kurth shqipetareve per ti rrethuar dhe sulmuar ne shtepite e tyre ? Kjo eshte e verteta o slavo serb.

      Reply to this comment
  2. Arben May 25, 08:17

    PO NDIKIMI RUS,

    PO SHKELJA ME TE DYJA KEMBET E TE DREJTAVE SHQIPETARE NE MAQEDONI

    PO GRUEVSKI, QE SIC DOLI NGA PERGJIMET, KA ORGANIZUAR VRASJEN E 4 TE RINJVE MAQEDONAS NE DITEN E PASHKES, DHE PASTAJ NGRITI NJE PROCES TE MONTUAR GJYQESOR QE TE FAJSONTE SHQIPETARET PER KETE.

    NDOSHTA EDHE KY SHOKU MERR NDONJE RROGE MUJORE NGA PUTINI, PRANDAJ FLET KESHTU.

    Reply to this comment
  3. Mark uk May 25, 08:22

    Po nje dhoj si ata qe kan shkuar ne Siri.Asht merit e Edi Rames qe e quajti vella ate turkushakun e turqis.Ky kryeminister oervec te gjitha te zezave qe i beri e po i ban shqiptarve ka mundesi te shkaktoj edhe konflikte ballkanike.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F May 25, 16:46

      O spiun i udb-es! E nxorre koken me ne fund. Ti mor koktrash dhe vegel qorre je i gatshem te bashkpunosh dhe te mbeshtetesh çdo qenllek antishqiptar, vetem dhe vetem qe ai te jete ne unison me antishqiptarin dhe babane tend shpirteror Salehoviç Bedhishiç. Duhet te msosh mire te shkruasdh fjalet shqip o magjar Kopliku. Nuk thuhet “nje dhoj” por e bashkuar dhe me “ll”, njelloj, o kastravec i vyshkur. Dhe ne daç turkoshak , ne daç sllavo-serb dhe grek bashke po preken interesat e kombit shqiptar, nje hale jane, idiot.

      Reply to this comment
  4. Kelmendi May 25, 08:55

    “……edhe pse kam rezerva në lidhje me NATO-n si polic global.”
    Me pelqen sinqeriteti i z. Vajgl

    Reply to this comment
  5. Vladimir May 25, 09:05

    Ne nuk kemi Ministri te jashtme, se po te kishim, ky qen duhej vene me shpatulla per muri.
    Normalisht ketij deputetit “europian” nuk mund ti lihet pa thene qe ne analizen e tij ka folur me gjuhen e Putinit. Faktori shtetformues shqiptar ne Maqedoni me problemet e shumta te shkeljes se te drejtave, nuk ekziston fare per kete tipin. Policet e vrare jane problem vetem. Qe nje lagje ne zemer te Europes, plot me femije, gra e te moshur, mitarlohet digjet e shkaterrohet-nuk ka asnje problem.
    Plehra.

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. May 25, 09:54

    O`zotria sllove,veigel,po ju ska pse te bejni perjashtim kur eshte ne pytje per shqiptaret,se edhu ju jeni sllav,dhe paqeter ta tregoni veten se jeni ne krah te sllaveve te shpikur maqedon,nga tito dhe kardeli i juaj,qe e bene maqedonin 1944,pikrishte kunder interesave shqiptare.Po,ashtu po shpikni dhe islamin radikal sic e shpikin serbet ruset,dhe sllavomaqedonet e greket,te gjith kundershqiptar,pra dhe ti je njeri nga ta.Po,cfar dote thoni apo pse nuk e thoni,se edhe amerikanet,francezet,anglezet,apo gjermanet se edhe ata jan islamist te coroditur se bilem nga kta shtete ma shum jan duke luftuar per isisi-n,pra nuk merni me kta,por po merni me ashtu te thanun radikalizemislam te nja 200,shqiptarve qe i lan kockat ne siri-irak,dhe nuk jan te ju ne ljublan apo zagreb,beograd apo shkup,cfar dotju thona apo pse nuk ju thoni edhe perendimit se edhe ju keni luftetar ne anen e isis-t?
    Zotri mos i perzi gjerat shqiptare ne ballkan,me tezat e erta te islamit,mos jua hudhe shqiptarve fajin per krizen ne maqedoni serbi,greqi apo mal te zi,se ju e dini shum mir se,permby gjysmen e trojeve te shqiptarve e ken peshqesh nga kongreset e zeza te konferncave te londres,dhe te ambasadorve,ne londer apo berlin,pra ju e dini shum mir,se ju i keni robrue trojet shqiptare me bekimin e te medhejve,por dhe me shpaten e luftes qe i zhbete popullin shqiptar qe nga nishi,e e deri ne camrin tretur,pra ulqinin dhe plaven malsin e madhe qe sot eshte nen robrin malit te zi,pra ju e dini dhe vet e thoni,se tokat e maruna te shqiptarve tani,po i kerkoin shqiptaret,pra kerkoin te tyre,nuk e kerkoin te dikujna qeter,por qe ju ja keni mar,tani duhet tju kthehet me te mir,e nese jo me te mir,dhe marveshje atehere dote kete gjithmon forca e grupe te tilla,sic kan qen dhe jan te tilla forca,qe kur i moret ata troje,pra ce 103,vite dhe nuk dote ngele asnjihere populli shqiptar pa levizje te tilla,qe te kekoi te drejten per ti bashkuer treojet dhe popullin e ndar,ku ke par ne bot nji shtet sic eshte shqipria te jet ne kufit e saj e kufizuar me trojet dhe popullin e saj,qe nga greku,maqedici,serbi,dhe mali i zi,ne krejt kta kufi eshte me kufi shqiptar more sllav i pa ndreqshem dhe ne shekullin 21,?Pra,xhdo gje duhet ti kthehet te zotit,dhe mos e mbrojni shivonizmin sllav se jeni per turp.

    Reply to this comment
  7. Po,Po May 25, 11:11

    Sorra-sorres nuk ia nxjerr syte.Keta jane sllave,vellezer te nje gjaku,qe njohin per babe “Ariun Polar”,ndaj mos ja vini re,edhe pse flet ne emer te BE-se.

    Reply to this comment
  8. Iliri May 25, 13:10

    Sllovenet thone se nuk jane ne Ballkan, por sllavizmin nuk e harojne. Fatkeqsisht politika e Europes ka rene ne dore re sllaveve ne dem te kombeve te tjera qe nuk jane sllaveve.

    Reply to this comment
  9. .......... May 25, 13:57

    Si behen bashke sllavet kudo qe jane ne lufte kunder shqiptareve. Duhet te bashkohemi gjithe shqiptaret fort dhe te mbrojme interesat tona nga sllavet.

    Reply to this comment
  10. Goni me May 25, 14:10

    zoteria eshte i njeanshem ne gjykimin e tij sepse hem thote qe Shqiperia s,ka pse i ve veto Maqdonise,kur vete ata ia kane vene Kroacise,apo Greqia qe nuk njeh Kosoven etj.Gjykime amatoreske e aspak profesioniste e diplomatike.I shpreh hapur bindjet sllavomedha ndaj shqiptareve.Por kur thekson se eshte xhihadizmi ne Shqiperi kapercen cdo cak te etikes profesionale duke e treguar vehten se nuk eshte ne ate detyre per te treguar realitet,thjeshte raportime reale,por eshte analistnefavor te sllavo-ortodoksizmit.Me te tilla figura,qe per fat nuk jane pak,BE nuk shpreh me asnje shenje dashamiresie ndaj popujve te vegjel e paperkrahje,qe nuk bejne pjese ne grupet e fuqishme etnike.Kjo tashme po vertetohet cdo dite.
    Me vijne nder mend kur mesonim filozofi,nje thenie qe me duket se eshte e Leninit;Bashkimi Europian eshte nje UTOPI!”dhe po me duket shume e vertete,sepse bashkim me nje te nenes e nje te njerkes nuk mund te jete afatgjate.

    Reply to this comment
  11. Vëzhguesi F May 25, 14:30

    Jo thjesht nga mosha, megjithese ate nuk mund ta perjashtoj, por ky slloveni ka mbetur ne jugosllav, nga ata qe perpiqen me çdo kusht te mbrojne republikat e federates jugosllave nga “synimet grabitqare” te fqinjeve.
    Jo per te bere avokatine e Rames dhe te kesaj qeverie, me te cilin, si qytetar i ketij vendi mbetem kritik per mjaf qendrime dhe gabime ne punen per zbatimin e programit te tyre politik.
    Por nuk mund te jem dakort me kete fare burri, me emrin Ivo Vajgl, eurodeputet slloven, qe problemet e qeverisjes fashiste te nje fashisti si Gruevski, me fantaziete e tij te huazuara nga Lavrovi, Nikoliçi, Gruevski dhe gjithfare dukembeshi sllav, t’ia faturoje Shqiperise dhe qeverise apo kryeminstrit shqiptar.
    Po pse i duket çudi Ivos dhe gjithe ivanerve per dekleraten qe beri Edi Rama per veto ndaj FYROM-it ne antarsimin ne NATO?!
    Marrveshjen e Ohrit dhe detyrimin e zbatimit te pikave qe rrjedhin prej saj, nuk e diktoi as Shqiperia dhe aq me pak Edi Rama.
    Apo sipas Ivos dhe atyre qe qendrojne pas tij, ka kaluar koha e asaj marrveshje dhe i do lene dore e lire genocidit fashist te nje qeverie fashiste qe ai merr ne mbrojtje?!
    Edhe FYROM-i nuk eshte shpikje as e Shqiperise se “Madhe”, por nje emertim i vendosur nga bashkesia nderkombetare, por qe kushdo eshte i lire tei drejtohet privatsiht me çdo lloj emri qe gjykon ai.
    Termi Shqiperi e Madhe apo myslymanet shqiptar, qe ndonjeri si ky Ivoviçi kerkon t’i identifikoje si “xhihadiste, jane shpikje te politikes se grashaninerve dhe çubreloviçerve te dekades se pare te shekullit te XXI, per te justifikuar verpimet dhe terrorin e genocidit te koheve moderne sipas idese dhe midese se eterve te tyre.

    Reply to this comment
  12. Mark uk May 25, 14:54

    Me turq neper kemb,nuk shkohet ne Europe.Prej tyre na ndan ne pes shtete.Me Edi Ramen,nuk ka Europe po vetem arabi saudite e kryesisht turqi.

    Reply to this comment
  13. KingBardhyl May 25, 14:55

    Ja pse sllavet jane te gjithe nje rrace e felliqur.

    Reply to this comment
  14. Plaku i mocem May 25, 14:56

    Kur ky zotnia deputet te nderroje emrin, atehere mund te gjykoje shqiptaret dhe maqedonasit.
    .Vetem nga emri duket qe eshte sllav.Nuk permend askund Marrveshjen e Ohrit.Sa kohe kjo marreveshje nuk eshte jetesuar realisht,dhe kur shqiptaret ne Maqedoni te trajtohen ashtu sic jane,shtetformues,vetem atehere mund te thuhet se Maqedonia qendron ne kembe,ndryshe gjithmone do te jete nje shtet jo funksional e ca me pak dyetnik.Bishta per te justifikuar maskarat maqedonase do te gjejne gjithmone keta palopolitikane.

    Reply to this comment
  15. Arben May 25, 16:54

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
  16. Shqipe May 25, 17:26

    XHIHADISTE NUK JANE SHQIPTARET QE KERKOJNE BASHKIMIN E GENIT TE TYRE…
    XHIHADISTE JANE ATE QE E VRANE DHE VAZHDOJNE TE VRASIN SHIPTARET….
    XHIHADISTE JANE ATA QE E NDANE KETE KOMB NE 5 SHTETE TE HUAJA DHFQINJE…
    XHIHADISTE JANE ATA QE SHQYEN DHE VAZHDOJNE TE SHQYEJNE SHQIPARINE….
    XHIHADISTE JANE ATA QE POLITIKANE QE TE ASHTUQUAJTURAT “POLITIKA PAQESORE” PREDIKOJNE LUFTE DHE AKOMA BEJNE PLANE TI REMBEJNE NDONJE COPE SHQIPARISE, SI RASTI NE FJALE I “DETIT JON” KU GJERMANIA KA INTERESE TE MARE MBRAPSHT BORXHET QE I KA DHENE GREQISE DEMBELE E HIPOKRITE, NE KURIZE TE SHQIPTAREVE!!!! KU ESHTE PAQJA DHE BARAZIJA KETU? KUSH QENDRONE PRAPA GREQISE?
    XHIHADISTE JANE ATA QE KANE PERQENDRUAR NE DUART E TYRE POTENCIALIN EKONOMIK, STRATEGJIKE, POLITIKE, E USHTARAKE TE GJITHE BORES, DUKE LENE TE ZHVESHUR, TE URITUR, TE PASTREHE, TE PA PUNE E PA BUKE, TE PA MBROJTUR MILIONA NJEREZ SOT NE BOTE.

    XHIHADISTE JANE POLITIKAT QE LUHEN MORE NJERI PA TRU…… PRANDAJ NJEREZIT KALOJNE NE STRESE DHE NUK DINE SE CBEJNE…..

    SITUATA E TRAZUAR DHE NUMRI I XHIHADISTEVE NE RITJE ESHTE PASQYRA KU “POLITIKA A PAQES” DUHET TE SHOHE E NJOHE VETEN…

    Reply to this comment
  17. atdhetar May 25, 17:33

    Ky duket qe eshte pro sllave..ik or matuf se te ka perenduar koha

    Reply to this comment
  18. GURI I KAMJES May 25, 19:38

    Sllovenia me pare eshte quajtur Sllavonia. Kuptohet qe interesat e saj jane per te qendruar nga fryn era. Profukt i kesaj paqendrueshmerie eshte dhe politikani ne fjale. Si eshte e mundur qe ne nje pjese te intervistes shprehet se e verteta mund te zbulohet vetem mbas nje hetimi te thelle e te pavarur e me pas leshon bomben per Kumanoven: “ideja e Shqiperise se madhe eshte aty”. Po te kishte ide te “Shqiperise te madhe” atehere me nje logjike te thjeshte del se ajo ka lindur para luftes ne Kosove e eshte realizuar aty. Por ne realizimin e kesaj”ideje” del se autori i saj i vetem ka qene Perendimi me ne krye SHBA. Kjo nuk eshte aspak e vertete. SHBA, Europa perendimore me te gjitha strukturat e tyre u vune ne levizje jo per te krijuar “Shqiperine e madhe”,- term ky i shpikur nga serbet, greket e sllavet ne pergjithesi-, por per te mbrojtur nje popull qe rrezikonte te shfarosej prej kriminelit Millosheviç. Ne nje situate te rrezikshme gjenden sot edhe shqiptaret e Maqedonise. Shprehja e Jankullovskes ” shqiptaret i shfarros per nje ore” duhet te fuse ne mendime jo vetem eurodeputetin slloven,,por BE-ne e gjithe shtetet perparimtare ne Bote. Si eshte e mundur qe Eurodeputeti nuk ze ne goje “marreveshjen e Ohrit” zbatimi i se ciles po pengohet me te gjitha menyrat prej pales maqedonase e qe per mendimin e shume analisteve eshte shkaku kryesor i krizes. Nese ka nje reagim te ketij lloji, ky eshte rrjedhoje e veprimeve mbrojtese te qytetareve qe nuk shohin asnje shprese e rrugedalje prej krizes e cila thellohet per te nxitur nje konflikt te shkalles se gjere. Por per kete ne rradhe te pare nuk jane te interesuar shqiptaret per shume arsye. Se pari nuk kane potencialin e nevojshem ushtarak e se dyti e mbi te gjitha nuk kane me vete te unifikuar faktorin politik shqiptar qe per mendimin tim eshte mjaft i dobet e i terhequr. Ne pergjithesi dy tezat e eurodeputetit per “Shqiperi te madhe” e “Xhihad” jane fiction. Perfundimisht sa me shume teza te tilla te perhapen aq me keq do te jete per popujt e rajonit. Çuditemi si nuk kontrollohen prej institucioneve te KE teza te tilla me permbajtje raciste kunder lirise e te drejtave te popujve.

    Reply to this comment
  19. Patriote May 25, 20:51

    Ky eurodeputet qe nga funksioni si raportues per Maqedonin ne Parlamentin Europian duket qe eshte nje vegel sllave e politikave diskriminuese e raciste ndaj shqiptareve ! Nqs, nuk ka informacion , Mareveshja e Ohrit ” eshte bete me detyrimin dhe bekimin nderkombetar , po ky matufi, qellimisht. Sposton problemin tek shqiptaret , qe propoganda te zere vend dhe te fajesohen shqiptaret ! Se ka haberin se c’kerkojne shqiptaret dhe flet me tezen antishqiptare te “Shqipetise se Madhe ” kur trojet shqiptareve. etnike jane pushtuar , popullsia eshte masakruar , asimiluar dhe shkelur gjithe te drejtat me elementare njerezore , dhe i fut nje krahasim me xhihadistet, se e di qe bota perendimore eshte e ndjeshme ndaj ketij fakti !
    Po Gjermania more matuf qe luftoi pa u ndalur per bashkimin e saj , per ” xhihadin ” luftoi??
    E thote edhe per rolin e Nato- s, se kam rezervat e mija per Naton si polic global , po natyrisht, more trushkulur matuf , se ti si zedhenes i sllavomedhenjeve me mujt se ben Naton fare ne rajon qe te beni cfare te doni me popujt e vegjel e te pambrojtur ! Por ajo kohe ka mbaruar nje here e pergjithemone! Kori i korbave antishqiptare eshte bashkuar ne unison !
    Prandaj thoshte Enver Hoxha : ne goje te ujkut hedhim valle !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*