Europa e plakur, i duhen 250 milionë emigrantë, ndryshe tatëpjeta

September 10, 2015 10:14

Europa e plakur, i duhen 250 milionë emigrantë, ndryshe tatëpjeta

Për të mbajtur në këmbë Europën duhen 250 milionë emigrantë. Ky është përfundimi i një studimi të kohëve të fundit realizuar nga agjencia Bloomberg.

“Përndryshe do të përballemi me vështirësi të mëdha ekonomike. Duke filluar që nga pensionet dhe një moshë mesatare gjithnjë e në rritje, ne po shkojmë drejt një rruge të tillë”, thotë agjencia e lajmeve ekonomike.

Sipas disa specialistëve që kanë bërë studimin, për të shpëtuar fondin e pensioneve, në kontinentin e vjetër nuk mbetet alternativë tjetër përveç hapjes së kufijve.

Sipas tyre, Europa po plaket dhe nëse nuk do punohet shpejt në këtë drejtim, atëherë do të përballet me një seri problemesh të ekuilibrit ekonomiko-financiar.

Dhe sipas tyre, në vend që të vijohet me promovimin e politikave sociale duhet një shtim konkret i popullatës aktive që të ndihmojë në shmangien e një krize edhe më të madhe.

Leonid Bershidski, i agjencisë Bloomberg, thekson se krahë pune aktive Europës i nevojiten 42 milionë njësi deri në vitin 2020 dhe më shumë se 250 milionë të tillë brenda vitit 2060.

Sipas një raporti të Bashkimit Europian, sot në Europë punojnë katër vetë për të mundësuar pensionin e një të moshuari. Sipas llogaritjeve, me këtë ritëm lindjesh, në vitin 2050 do jenë vetëm 2 të tillë, çka do të shtonte barrën e taksave dhe do vështirësonte jetesën e çdonjërit që kontribuon.

Prandaj, sipas ekonomistëve, në vend që të shihen si problem, në fakt emigrantët janë një zgjidhje konkrete, gjithmonë duke pasur parasysh se duhet të jenë të aftë për punë. Sa më shumë të tillë të merren, aq më mirë do të jetë, thonë ekspertët.

Duke pasur parasysh që emigrantët punojnë dhe lindin fëmijë, shkruan ndërkohë edhe “Corriere della Sera”, t’i bësh qytetarë të Europës nuk është vetëm një mundësi, por detyrim./TCH

September 10, 2015 10:14
Komento

3 Komente

  1. Nio September 10, 11:28

    Kjo nuk eshte e vertete … Europa mund te rrise popullsine e saj duke rritur lindshmerine dhe martesat … Nuk eshte e nevojshme nje dyndje emigrantesh per te mbajtur ne kembe ekonomine … Islamizimi i Europes eshte paralajmeruar nga shume njerez te njofur … Hitleri ka qene i pari qe ka ngritur shqetesimin e perzjeries se popujve , perse Gjermanet nuk kane lindshmeri te madhe , kontrollin e botes nga njerez me ideologji nga lindja …

    Reply to this comment
  2. meg September 10, 12:37

    Dhe te mendosh qe akoma Ballkanasit nuk lejohen te punojne ne evrope dhe kosova akoma me viza……..

    Reply to this comment
    • dorela September 10, 14:51

      Le ta popullojne me popullata afrikane qe t’ia shohin hajrin, se per shqiptaret po i mbyllin te gjitha portat.
      Mbase u bien per shtat me mire ata qe nuk ntegrohen sesa shqiptaret qe mesojne gjuhe, shkojne ne shkolle, punojne e jane europiane.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim