Europa League: Arsenal barazon ndaj Benfica, Napoli “bie” në Granada, rezultatet
Nga Arkiva
Napoli ka zhvilluar një ndeshje zhgënjyese në Spanjë në fazën 1/16 të Europa League duke u mundur me rezultatin 2-0 nga vendasit e Granada-s.
Djemtë e Gatusso, të kushtëzuar nga mungesat e shumta në formacion, nuk arritën të shënonin një gol që t’i ndihmonte shumë në ndeshjen e kthimit në Itali.
Vendasit shënuan 2 herë brenda 20 minutave lojë dhe që nga ai moment asgjë nuk ndryshoi në këtë takim.
Në ndeshjen tjetër të rëndësishme të kësaj mbrëmje Arsenal barazoi 1-1 ndaj Benfikës në fushën e këtyre të fundit. Tashmë Arsenali është më i favorizuar me këtë rezultat për të kaluar në fazën e radhës së kupës së vogël të Europës.
h.b/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento