Europa League, çerekfinalet premtojnë spektakël

April 7, 2016 10:21

Europa League, çerekfinalet premtojnë spektakël

Europa League rikthehet me 4 sfida interesante për fazën çerekfinale. Ekrani i Supersport ku do të transmetohen ekskulivisht të gjitha takimet, zbret në fushën e blertë disa nga ekipet më të forta të kontinentit, ku padyshim bie në sy superndeshja Borussia Dortmund-Liverpool.

Jurgen Klopp rikthehet në “Westfalenstadion” si kundërshtar disa muaj pas lamtumirës që i dha Borussias së Dortmundit.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës vendosi përballë trajnerin gjerman përballë skuadrës që i riktheu shkëlqimin në Gjermani dhe Europë. Një sfidë luksi ku përballen dy filozofi të njëjta loje dhe dy skuadra të pasura me talente.

“The Reds” që i dhanë një leksion të vërtetë Manchester United, sfidojnë gjermanët që me dyshen Reus-Aubameyang arritën të dominonin Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Një finale e parakohshme për kompeticionin e Europa League.

Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo mes Athletic Bilbaos e Sevillas.

Baskët në një tjetër derbi pas eliminimit të Valencias, ndërsa Sevilla do të kërkojë kualifikimin për të siguruar gjysmëfinalen e tretë rresht.

Si Athletic ashtu edhe skuadra andaluziane, por zhvillojnë një duel në distancë edhe në kampionat për vendin e katërt, por përballja në Europa League ka një tjetër aromë.

180 minuta që pritet të luhen deri në pikën e fundit të djersës pasi Sevilla ka avantazhin e eksperiencës në këtë kompeticion, ndërsa Athletic Bilbao mbështetet te entuziazmi i grupit të ringjallur nga Ernesto Valverde.

Finalistë në vitin 2012, baskët nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa rivalët e tyre kërkojnë të shkruajnë historinë në këtë kompeticion ku janë kthyer në mankth për çdo kundërshtar.

Në Portugali, Braga finaliste e vitit 2011 do të presë fituesit e edicionit 2009, Shakhtar Donetsk që po zhvillojnë një sezon fantastik në arenën europiane.

Luzitanët kanë në themel të filozofisë së tyre lojën e grupit, ndërsa ukrainasit bazohen në një projekt të ri pas sukseseve të vazhdueshme në vendin e tyre.

Çifti i fundit vendos përballë Villarreal dhe Spartën e Pragës. “Nëndetësja e Verdhë” arriti të eliminonte Napolin dhe Bayer Leverkusen duke hedhur kandidaturën për finalen e madhe, por fillimisht duhet të kalojë surprizën çeke që shkatërroi Lazion në “Olimpico”.

4 përballje spektakolare që premtojnë emocione, gola dhe ndoshta të papritura. Europa League hyn në fazën më të nxehtë.

April 7, 2016 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*