Europa League/ Goli në fushën kundërshtare çon Skënderbeun për herë të dytë në fazën e grupeve

August 24, 2017 21:58

Europa League/ Goli në fushën kundërshtare çon Skënderbeun për herë të dytë në fazën e grupeve

Skënderbeu ka bërë mrekullinë duke u kualifikuar për herë të dytë në fazën e grupeve të “Europa League”. Korçarët kaluan në turin e katërt Dianamon e Zagrebit pas dy ndeshjeve të luajtura në Zagreb dhe Elbasan.

Në takimin e parë të luajtur në stadiumin “Maksimir” skuadra shqiptare mori një barazim me shumë vlerë, 1-1, ndërsa ndeshja e sotme e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Goli në fushë kundërshtare mbetet deçiziv pasi Skënderbeu jep për herë të dytë leksione duke siguruar grupet e një kompeticioni shumë të rëndësishëm siç është “Europa League”.

Fakt interesant është se korçarët arrijnë për herë të dytë në këtë fazë duke luajtur përballë të njëtin kundërshtar, ndonëse dy vite më parë ishte me humbje.
Skënderbeu në turin e parë eliminoi Sant Julia, ndërsa të dytën kazakët e Kairat Almaty. Para Dinamos së Zagrebit, të njëjtin fat në turin e tretë pati skuadra çeke e Mllada Boleslav.

Minutë pas minute

78- Nimaga del me karton të kuq pas kartonin të dytë të verdhë

66’ E pavëmendshme mbrojtja e Skënderbeut që i mundëson Sudanit të shfaqet i lirë në të majtë përballë Shehit, fatmirësisht gjuajtja e tij ndalet në rrjetën e jashtme të portës korçare.

65’ Kundërsulm i shpejtë i Soue i cili kalon portierin kundërshtar por jo mbrojtjen e Dinamos, me sferën që përfundon në goditje nga këndi.

64’ Luan më i tërhequr Skënderbeu në këto minuta, duke u munduar që të qetësojë lojën në mënyrë që Dinamo të mos marrë iniciativën.

59’ Provon edhe Soue të gjejë rrjetën, goditja e tij nuk është e saktë dhe kalon jashtë katërkëndorit të Livakoviç.

57’ Ndryshon mesfusha e Dinamos. Hyn në fushë Gojak, në vend të Moro.

52’ Shehi shpëton korçarët. Olmo shfaqet përsëri para tij dhe gjuan fort, por kapiteni reagon në mënyrë të shkëlqyer.

50’ Dinamo ka hyrë me shumë vrull në fushën e lojës dhe pas kombinimeve mes Fernandes dhe Henrikez, ky i fundit gjuan në portë, por përsëri topi devijohet nga mbrojtja.

48’ Olmo provon të gjuajë në portë, por largon me vështirësi mbrojtja e Skënderbeut.

46+ Nis pjesa e dytë me kroatët që luajnë topin e parë

45’+2 Përfundon pjesa e parë me një Skënderbe që mbyll kundërshtarin në mbrojtje

42’ Radas ekzekuton mjeshtërisht goditjen e dënimit, Livakoviç detyrohet të bëjë një ndërhyje vendimtare për të shpëtuar portën.

41’ Latifi mban topin në krahun e majtë të sulmit dhe pastaj i krijon mundësinë Micit të shpërthejë. Sigali nuk ka rrugë tjetër veçse të ndalë me faull mbrojtësin, duke u ndëshkuar me të verdhë.

40’ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke çuar topin në shtyllën e dytë, por Nimaga shkakton faull ndaj portierit kundërshtar.

39’ Sudani duket shumë i tensionuar, shkakton faull ndaj Vangjelit, por përsëri nuk ndëshkohet me të verdhë.

38’ Një ndërhyrje e Rrahmanit shpëton Dinamon, pasi Soue kishte hyrë rrezikshëm në zonë. Goditja e këndit pasardhëse për Skënderbeun nuk sjell asgjë për korçarët, me portierin që kontrollon.

37’ Daja udhëzon Ditën Xhejms të dalin në nxemje, të jenë të gatshëm për t’u futur në lojë.

32’ Goditje dënimi për Skënderbeun, me topin që kthehet nga mbrojtja kundërshtare për Lilajn, ky i fundit provon nga jashtë zonës, por një mbrojtës devijon sferën që kalon mbi traversë.

28’ Tension në fushë, pasi Sudani bën faull ndaj Shehit. Futbollisti i Dinamos rrethohet nga lojtarët e Skënderbeut që kërkojnë karton të verdhë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë vetëm me një faull.

27’ Nimaga ndal në mënyrë të parregullt Henrikez që po nisej në kundërsulm drejt zonës korçare dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Vërshëllima në stadium sa herë Rrahmani prek topin dhe aq më shumë pas një shtyrje ndaj Gavazajt.

22’ Latifi kombinon me Soue por ky i fundit nuk arrin të ulë topin me kokë dhe të rrotullohet për të rrezikuar portën kundërshtare.

21’ Olmo provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ka rrezik për Shehin pasi sfera kalon mbi traversë.

18’ Skënderbeu duket për momentin në kontroll të plotë të situatës sa i përket rrezikut Sudani, i cili rrallëherë ka rënë në kontakt me topin. Ndërsa Latifi dhe Gavazaj janë shumë agresivë nga krahët për t’i rrëmbyer topin kundërshtarëve dhe për të nisur kundërzbritje të shpejta.

12’ Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe sot vazhdojnë shkelmat kundër Sabien Lilajt, i cili sa herë ka topin sulmohet nga mesfushorët kundërshtarë që kryejnë ndërhyrje të rënda ndaj tij. Vërshëllima në stadium për gjyqtarin që nuk sinjalizoi për faull.

6’ Latifi synon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, portieri i Dinamos devijon me vështirësi tentativën e mesfushorit të Skënderbeut.

4’ Dinamo e Zagrebit shënon me Fernandes pas një goditje dënimi , por gjyqtari sinjalizon për faull në dëm të mbrojtësve të Skënderbeut.

1’ Vetëm pak sekonda lojë dhe Gavazaj provon të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, pa shumë sukses, pasi topi përfundon mbi traversë.

1’ Korçarët luajnë topin e parë të ndeshjes me Soue.

Skënderbeu-Dinamo Zagreb 20:00

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, gavazaj, Latifi, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Rrahmani, Sigali, Lejcaks, Doumbia, Moro, Olmo, Fernandes, Sudani, Henrikez.

Trajner: Mario Cvitanoviç

Gjyqtar: Istvan Vad (Hungari)

August 24, 2017 21:58
Komento

2 Komente

  1. fevzo allati August 24, 22:46

    Nuk e meritoi kualifikimin

    Reply to this comment
  2. Javer August 24, 23:02

    I lumte ekipit korcar qe nderon futbollin tone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*