Europa League, sot në fushë Teuta, Laçi e Kukësi

July 11, 2019 09:40

Europa League, sot në fushë Teuta, Laçi e Kukësi

Pas Partizanit që e nisi aventurën në Champions me një barazim pa gola me Qarabag, sot zbresin në fushë tre ekipet shqiptare në kuadër të Europa League.

Teuta fillimisht e më pas Laçi e Kukësi luajnë në turin e parë kualifikues të Europa League. Kukësi luan në Hungari ndaj Debrecen duke nisur nga ora 19:00.

Hungarezët janë më favoritë, por edhe verilindorët kanë shanset dhe eksperiencën e tyre në kupat e Europës.

Trajneri Ernest Gjoka nënvizon se kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Formacionin tekniku e ka gati dhe në majën e sulmit do luajë Vasil Shkurtaj i mbështetur nga Rroca.

Gati dhe në formë ndihet Teuta e Bledi Shkëmbit që luan në Letoni ndaj Ventspils duke nisur nga ora 16:45. Formacionin Shkëmbi e ka në kokë dhe pret fitore.

Më të vështirë do e ketë Laçi që pret izraelitët e Hapoel Beer Sheva, një kundërshtar dukshëm më i fortë.

j.l./ dita

July 11, 2019 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?