Europa League, Torpedo ‘shkatërron’ Kukësin 5-2

August 9, 2018 21:07

Europa League, Torpedo ‘shkatërron’ Kukësin 5-2

Kukësi është mposhtur në stadiumin “Mikheil Meski” nga Torpedo Kutaisi me rezultatin 2-5.

Pjesa e parë e transfertës së ekipit verilindor nisi si mos më keq, me dy gola të pësuar në vetëm çerekorëshin e parë të lojës nga Kukianidze.

Kukësi e rimori lojën në kontroll me golin e boshnjakut Harba, si dhe me shpërdorimin e mundësive të tjera të skuadrës mike me sulmuesin Reginaldo.

Por kjo ofensivë nuk ka zgjatur shumë, pasi gjeorgjianët goditën sërish me Marin dhe Kimadze, duke rënduar ndjeshëm bilancin në kuadratin e Frashërit.

Tornike Kapanadze shënoi në pjesën e dytë të lojës në minutën e 86, duke i çuar shifrat në 5-1.

Dy minuta më vonë, Sebino Plaku ngushtoi shifrat në 5-2, duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shqipëri.

s.a/dita

August 9, 2018 21:07
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi August 9, 22:28

    Kukes! Pervish menget per kampionatin, se per te vazhduar me tej…….nuk keni as shansin me te vogel!

    Reply to this comment
  2. Nipi i Shyretes August 10, 07:43

    Safet Gici e paska nxjerre plus shtate me gola. 17 koeficenti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*