Europa, rritje të ngadaltë ekonomike

April 24, 2013 09:33

Europa, rritje të ngadaltë ekonomike

Shumica e ekonomive në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (EAQ) u rritën në vitin 2012 dhe pritet që të rriten në vitin 2013 me një përqindje pak më të lartë prej rreth 2.9 për qind, thanë zyrtarët e bankës Botërore në një informim të shtypit gjatë Takimeve të Pranverës 2013 të Bankës Botërore/FMN. Ringritja në EAQ do të vazhdojë të jetë më e ngadalta krahasuar me rajonet e tjera në botë dhe do të ketë shpejtësi të ndryshme, ku pjesa perëndimore e rajonit do të rritet me një ritëm shumë më të ngadaltë se pjesa lindore. Reçesioni i zgjatur dhe ringritja e ngadaltë e rritjes ekonomike e përkeqësojnë më tej papunësinë e vazhdueshme në disa pjesë të rajonit, gjë që nga ana e saj ka pasoja afatgjata për konkurrueshmërinë dhe përfshirjen sociale në rajon.  Një mjedis i paqartë dhe reçesioni i vazhduar në zonën e Euros paraqesin sfida për rajonin e EAQ nëpërmjet tre kanaleve: financave, tregtisë dhe remitancavetë punëtorëve. Evropa Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe Ballkani Perëndimor, të cilat kanë lidhjet më të afërta me zonën e Euros po mbeten shumë mbrapa Turqisë dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CIS) . Sipas parashikimeve të Bankës Botërore për vitin 2013, vendet e CIS pritet të rriten me rreth 3.5 për qind dhe Turqia me rreth 4 për qind, ndërkohë që në EQL dhe Ballkanin Perëndimor rritja ekonomike do të mbetet anemike me rreth 1.2 për qind, gjë që është vetëm pak më e lartë se rritja prej 0.9 për qind në vitin 2012. Rritja me shpejtësi të ndryshme pasqyrohet në tendencat fiskale dhe financiare në rajon. Defiçitet buxhetorejanë tkurrur (nga 5.5 për qind e PBB në vitin 2008 në një mesatare prej 3.4 për qind në vitin 2012 në EQL; dhe nga një mesatare prej 4.5 për qind e PBB në vitin 2008 në një sufiçit mesatar prej 0.3 për qind në vitin 2012 në CIS), por masat për të kryer këtë rregullim fiskal janë bërë gjithnjë e më të vështira. Që nga koha e krizës, nivelet e borxhit publik janë rritur në shumicën e zonave të rajonit, përveç Turqisë. Borxhi mesatar publik për EQL dhe Ballkanin Perëndimor është rritur nga 28.3 për qind në vitin 2008 në 45.5 për qind në vitin 2012. Borxhi publik është në nivele me mundësi rreziku në disa vende në rajon (Hungaria – 76 për qind, Shqipëria – 62 për qind, Polonia– 56 për qind, Serbia – 54 për qind, Kroacia dhe Sllovenia – 53 për qind), dhe paraqet një barrë të rëndë mbi financat publike. Sektori financiar në EQL dhe Ballkanin Perëndimor është dobësuar nëpërmjet kufizimit të kreditimitdhe rritjes së kredive të këqija (NPL). Kufizimi i kreditimit u përshpejtua përsëri në vitin 2012 pas një lloj ngadalësimi në vitin 2011, veçanërisht në vendet si Estonia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Letonia dhe Serbia. NPL-të u ulën në vendet e CIS dhe Turqi, por vazhduan të rriten në Ballkanin Perëndimore, Bullgari dhe Rumani. Në këto kushte, dhënia e kredive për sektorin privat ka vazhduar të ulet në vendet Balltike dhe ka qëndruar në vend në pjesën tjetër të Evropës Qendrore, Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe gjithashtu në Bjellorusi dhe Ukrainë.

April 24, 2013 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*