Europol jep alarmin: Terrorizmi po përparon frikshëm…

May 24, 2016 10:15

Europol jep alarmin: Terrorizmi po përparon frikshëm…

“Nuk është regjistruar asnjëherë më parë një zhvillim kaq i shpejtë i terrorizmit, ndërkohë që trajnimi i terroristëve po merr një rol kryesor”, deklaroi shefi i antiterrorizmit i Europol-it, Manuel Navarrete Paniagua, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian.

”Në zona konflikti si në Siri dhe Irak, ky trajnim i bën terroristët më të rrezikshëm dhe në gjendje që të përshtaten shumë mirë në ambientet ku do të kryejnë sulmet, ashtu siç u pa në Paris dhe Bruksel”, theksoi ai.

”Kërcënimi xhihadist përbën një kërcënim në evoluim të shpejtë… dhe ky lloj terrorizmi mbetet kryesori kundër Bashkimit Evropian”, shtoi Paniagua.

Përsa i takon profilit të xhihadisëtve, Paniagua shpjegoi se ”nuk ekziston një prototip”.

”Vendet anëtare na njoftojnë se shumë prej tyre kanë precedentë për kriminalitet ordiner apo shqetësime mendore, ndërkohë që shumë xhihadistë evropianë kanë poste kyçe te ISIS-i”, deklaroi Paniagua

May 24, 2016 10:15
Komento

3 Komente

  1. ts May 24, 10:31

    Shejtani flinte e mallkuar qofshin ata qe e zgjuan dhe ja plasen Evropes, qe te realizojn qellimet me te erta kunder njerzimit !Ju raft ne kok ishalla

    Reply to this comment
  2. Salah-politika e BE May 24, 14:05

    Shefi i antiterrorit ne Europol jep alarmin e vonuar per terrorizmin xhihadist. Dhe e ben kete ne seancen degjimore ne…Parlamentin Europian!!! O tempora, o mores! Te tregosh per rrezik terrorizmi te vatra qe ka futur terrorizmin xhihadist ne Europe. Parlamenti Europian, nje sarkazem ne emertim, nje genjeshter politike, nje simbol qe ka sjelle politiken e dyershqyerjes per xhihadistet ne Europe!
    – Si erdhi terrori xhihadist ne Europe?
    Me kohe, nga shembja e komunizmit ne Europe lulezuan politikat e globalizmit. Politike e miopise ndaj ardhjes heshtur te emigranteve te pa ftuar. Te gjithe e shikonin fenomenin, askush nuk vepronte. Ndryshe quhesh ekstremist. Brezi i pare i emigranteve kokulur u shtua me brezin e dyte. Pikerisht ky eshte baza e terrorizmit islam. Ky brez kurre nuk eshte ndjere europian, e ka urryer qyteterimin europian. Ketij kontigjeni ju shtua se fundi vershimi klandestin si dyndje barbaresh. Politika globale Europiane e pa afte ti ndalte, bente Mikpritje te detyruar. Sot kontigjeni i terrorit eshte ne Europe, me perfaqsues emigrantet e brezit dyte dhe klandestinet e tashem. Politika globaliste eshte pergjegjese per ardhjen e tyre dhe terrorit qe ata mbartin. Ti raportosh sot kesaj politike per rrezik terrorizmi eshte si ta akuzosh direkt. Per shkallmim te sigurise per europianet me nje politike te ndyre globale. Terrori nuk luftohet nga ata qe e sollen ne Europe, politika e BE. Terrori luftohet kur barku politik qe i solli klandestinet te shterpezohet. Ateher europianet do jene vertet zot ne Europe.

    Reply to this comment
  3. Alex"White" May 24, 16:50

    Besoj se K/ Europian do jete nje rast ku ky alarm Europoli do materializohet. Franca ka me shume terroriste islam se Siria.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin