Sondazhi: 42 përqind e europianëve nuk e duan më BE-në

June 8, 2016 14:04

Sondazhi: 42 përqind e europianëve nuk e duan më BE-në

Kur duhen vetëm pak javë nga referendumi i Britanisë së Madhe, një sondazh i realizuar në vendet e Bashkimit Europian ka treguar se euroskepticizmi po vjen gjithnjë e në rritje.

Në studimin e kompanisë amerikane, Pew Research Center, thuhet se tashmë vetëm 51% e qytetarëve në kontinentin e vjetër janë pro bllokut me 28 anëtarë, ndërkohë që 42% e të anketuarve kërkojnë që pushteti të rikthehet në vendet e tyre.

Pjesa tjetër nuk ka dhënë një qëndrim të qartë në lidhje me ketë çështje.

Kompania amerikane ka analizuar edhe gjendjen në 10 prej shteteve të BE-së, duke i pyetur qytetarët nëse e shohin si favorizues apo disfavorizues ndikimin e unionit.

Sondazhi tregoi se euroskepticizmi është më i madh në Greqi, pasi 71% e të anketuarve e kanë cilësuar si jo-favorizues ndikimin e BE-së.

Ndërkohë, qytetarët që i mirëpresin më së shumti ndërhyrjet e bllokut me 28-antarë janë polakët. 72% prej tyre e shohin ndikimin e Bashkimit Europian si diçka favorizuese.

Shifra alarmante vërehen në Holandë, Gjermani, Spanjë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë.

Situata më kritike paraqitet në Francë ku 61% e qytetarëve gjykojnë se roli i BE-së është tashmë jo-favorizues.

Rritja e euroskepticizmit është ndikuar nga një sërë faktorësh përfshirë krizën e emigrantëve dhe sulmet terroriste.

Më 23 qershor, qytetarët britanikë do të votojnë në një referendum, nga i cili do të përcaktohet edhe e ardhmja e vndit brenda ose jashtë BE-së.

Ekspertët druhen se një dalje e mundshme e Britanisë mund të shkaktojë një efekt domino edhe tek shtetet e tjera.

June 8, 2016 14:04
Komento

5 Komente

  1. Salah-politika e BE June 8, 14:13

    Nuk jane ekspertet qe ndruhen nga efekti domino me shtete tjera i Brexit por eshte ushtria e nepunesve neper zyrat e Brukselit qe mbesin pa rrogat e majme nga taksat e europianeve. Jane Mogerinet budallaqe apo Junkeret matufe qe po u prish BE mbesin pa u paguar per llafazanerine e kote si der sot.

    Reply to this comment
  2. Tanush June 8, 14:36

    Gjene e perbashket se hane as qente. pollitikanet tane driteshkurter.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi June 8, 16:34

    Nuk e di sa te drejte ka patur, por dikur kam lexuar nje shprehje te Leninit, i cili per projektin e Bashkimit Europian qe po pergatitej qe ne kohen e tij, pati thene: Bashkimi Europian eshte ose reaksionar ose i pamundur!

    Reply to this comment
  4. perkthyesi June 8, 16:35

    Nuk e di sa te drejte ka patur, por dikur kam lexuar nje shprehje te Leninit, i cili per projektin e Bashkimit Europian qe flitej dhe ne ate kohej, pati deklaruar: Bashkimi Europian eshte ose reaksionar ose i pamundur!

    Reply to this comment
  5. Natyralisti June 8, 17:18

    Shkodra ka nji shprehje ” Gjaja bashke, bytha jashte “. Besoj i shkon mir sot ketij Unioni mbush me bythzi bythjashte qe don ti ndaj bashke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*