Eurostat: 5 përqind e shqiptarëve, aplikim për azil në BE gjatë 2013-2017

March 20, 2018 13:48

Eurostat: 5 përqind e shqiptarëve, aplikim për azil në BE gjatë 2013-2017

Pas njerëzve që po u ikin konflikteve dhe luftës, shqiptarët janë sërish azilkërkuesit me numrin më të lartë në Europë. Sipas statistikave të Eurostat, edhe për vitin 2017, Shqipëria mban numrin rekord të azilantëve nga vendet europiane. Në 2017-n aplikuan për herë të parë për azil 22 mijë e 75 shqiptarë. Edhe pse me rënie krahasuar me 2016-n, ku numri i aplikantëve ishte rreth 29 mijë, Shqipëria mbetet vendi i parë europian me numër kaq të madh azilkërkuesish, duke u renditur pas Sirisë (vendi i parë), Irakut, Afganistanit, Nigerisë, Pakistanit dhe Eritresë.

Nga viti 2013 deri më sot, numri i azil kërkueseve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Europian është 140 mijë 197 persona, apo rreth 5% e popullsisë shqiptare që ka kërkuar azil.

Azilkërkuesit shqiptarë renditen të parët në Francë, ku në 2017-n kërkuan nga Shqipëria 11 mijë e 395 shqiptarë azil, nga mbi 22 mijë që kanë kërkuar në total.

Shanset që kërkesa për azil të pranohet për vende si Shqipëria, ku nuk ka luftë dhe është vend demokratik (sipas statistikave të Eurostat 1 në 32 aplikime të shqiptarëve për azil pranohet), janë të ulëta, prandaj nuk janë të paktë ata që po emigrojnë dhe integrohen në tregun europian të punës sipas rregullave.

Të dhënat nga INSTAT, për hyrje-daljet e shqiptarëve jashtë vendit, tregojnë se numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit nga pikat e kalimit kufitar është shumë më i lartë se kthimet e tyre në këto pika.

Diferenca ndërmjet hyrje-daljeve tregon se një numër i madh shtetasish shqiptarë janë larguar nga vendi dhe nuk janë kthyer më.

Diferenca e shqiptarëve të pakthyer është 273 mijë persona dhe ka vijuar të thellohet gjatë vitit 2015, kur vendi u përball me një fluks jo të zakontë ikjesh jashtë vendit kryesisht për azil ekonomik. Diferenca mes hyrjeve dhe daljeve u thellua në vitin 2015, me mbi 405 mijë persona. Flukset e emigracionit u zbutën disi më 2016, teksa diferenca mes hyrje-daljeve ishte 259 mijë persona, por në 2017-n u rrit sërish në 373 mijë persona./monitor

s.a/dita

March 20, 2018 13:48
Komento

3 Komente

  1. Syrja Qarri March 20, 13:59

    Po c’jane keta njerez te ndyre qe ikin nga ky vend qe lulezon nga dita ne dite ?
    C’jane keta njerez qe i largohen kujdesit ateror te Partise sone Heroike dhe nga udheheqesi me i Madh dhe me i Gjate qe ka pare historia ?
    Me siguri ata jane ARMIQ te Pushtetit Popullor qe e kemi ngritur me “djerse” , me gjak, me Droge, me 2000 lekesha e me thase mjelli prej Serbie.
    Le te ikin, te futen ne ingranazhin e kapitalizmit dhe imperializmit dhe te dalin te grire e te sakatosur.
    Shqiptari i vertete rri ketu dhe lutet 5 here ne dite per shendetin e Lartgjatesise se tij.
    Ata qe ikin jane Dembele dhe te dorezuar para presionit te botes borgjezo – revizioniste.

    Reply to this comment
  2. Adih March 20, 18:02

    Surja Qarri @…..A e dini Ju zoteri, kur do ndaloje fluksi i shqiptareve te neperkembur, drejt perendimit ?. .Po pregatiten peshqit e medhenj ,Per te kerkuar azil politik ne KORENE e VERIUT ,ishalla nuk ja mer pashaportat policia e Xhafes ,per te kaluar kufirin drejt KIMIT ,Dhe atehere shqiptareve ,nuk do i bjeri nderment ,ikja ne perendim .Te uroj shendet z Qarri , te rrosh ,te shikosh e tme besosh ,tme kujtosh e tme falenderosh..

    Reply to this comment
  3. alfons March 21, 04:43

    KUR TE ARESTOHET SALA ASNJE SKA PER TE IKUR ME KANUN NUK ECET I DASHUR “SYRJA QORI”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*