Eurostat: Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë

September 22, 2016 14:08

Eurostat: Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë

Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian ka rënë me 11.700 të tillë në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përqindje, rënia fiksohet pranë 65 %.

Por, sipas raportit të publikuar të enjten nga EUROSTAT, në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, numri i azilkërkuesve është rritur me 2 %.

Sipas EUROSTAT, në të gjithë Bashkimin Europian numri total i azilkërkuesve ka rënë me 40 % në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa është rritur me 6 % në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

untitled

September 22, 2016 14:08
Komento

3 Komente

  1. Arben September 22, 14:41

    ME SE NORMALE, KETE VIT U HAP FRONTI I HASHASHIT.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  2. corape kuqi September 22, 15:18

    Skane pse ikin me. Jane hapur 300019 vende pune. U tejkalua parashiqimi

    Reply to this comment
  3. gerti September 22, 18:23

    Kush e gjen eshte sa vite duhen qe ne Shqiperi te mos kete me shqipetare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*