Eurot dhe patentat në makinën e biznesmenit, “Zëri i Amerikës” shkruan për deklarimet e avokatit

November 20, 2017 18:42

Eurot dhe patentat në makinën e biznesmenit, “Zëri i Amerikës” shkruan për deklarimet e avokatit

Në Shqipëri prokurorët e Krimeve të Rënda thanë sot se ata dyshojnë se shuma prej 860 mijë eurosh e cila u gjet në makinën e biznesmenit Orest Sota tre javë më pare, i përket ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Këto deklarime prokurorët i bënë gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Sota, duke shpjeguar se sipas tyre prejardhja e parave dyshohet të jetë nga aktivitete kriminale. Prokuroria po e heton zotin Tahiri pasi dyshon se ai ka patur lidhje me grupin e Habilajve, i përfshirë në trafikun e marijuanës drejt Italisë.

Dyshimet për një lidhje të parave dhe ish ministrit lindën pasi në makinën e biznesmenit u gjetën dy patenta lundrimi të zotit Tahiri. Por avokati mbrojtës i biznesmenit 25 vjecar, tha sot se është e vërtetuar sipas tij dhe nga përgjimet telefonike të kryera nga Prokuroria se patentat ishin harruar në makinë rreth një muaj më parë nga shoferi i zotit Tahiri.

Lidhur me sasinë e madhe të parave në cash, avokati Fatmir Braka, tha se janë dorëzuar provat që dëshmojnë se burimi i parave ishte i ligjshëm dhe se ato do të shërbenin si garanci për blerjen e një sasie hekuri në kompaninë Kurum nga i ati i Orest Sotës, një biznesmen i njohur i hekurit. Avokati kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë se kompania Kurum nuk kishte dijeni për transaksionin, duke thënë se prokurorët kanë pyetur vetëm një financier të kompanisë, ndërkohë që ekzistojnë komunikimet telefonike të të atit të Sotës me drejtuesit më të lartë të Kurumit, kompani me të cilën edhe pas arrestimit të djalit, biznesmeni i hekurit ka kryer veprime me vlera mbi 700 mijë euro, deklaroi avokati

November 20, 2017 18:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*