Eurot në “Toyota”, Balla: Të hetohem! Basha, lidhje me kriminelët

June 26, 2018 11:53

Eurot në “Toyota”, Balla: Të hetohem! Basha, lidhje me kriminelët

Taulant Balla i është rikthyer sërish akuzave të Lulzim Bashës ndaj tij se garantoi hyrjen e 3.4 milionë eurove në Shqipëri përmes dy mjeteve sportive “Toyota Yaris”.

Ai mohoi se mund të ketë lidhje më këtë ngjarje, duke shtuar së thënuri se është i gatshëm t’i bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbej” në rast se i gjendet edhe lidhja më e vogël.

“Falenderoj policinë. Një institucion ligjzbatues thotë se ka pasur rrjedhje informacioni nga Lulzim Basha, një person i papërgjegjshëm, i cili vuri në diskutim operacionin, por shyqyr që këtë nuk e marrin seriozisht. Taulant Balla nuk ka asnjë lidhje, iu garantoj me përgjegjësi penale. Të më bëhet gjyqi në sheshin “Skënderbej” nëse kam edhe lidhjen më të vogël”, tha Balla përpara gazetarëve.

Deputeti socialist u shpreh më tej se Lulzim Basha është ai që ka lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje.

Balla e paralajmëroi Bashën se lidhjet e tij me këta persona do t’i bëjë publike ditën e enjte, si dhe në fund e përmbylli duke thënë se kreu i PD-së këtë herë nuk do t’ia hedhë paq.

s.a/dita

June 26, 2018 11:53
Komento

5 Komente

  1. Zorro June 26, 12:21

    Mbyllini hesapet me kete gallof dhe cojeni ne gjyq.
    Atje si frikacak me siguri do marre me vete edhe Berishen.

    Reply to this comment
  2. Arben June 26, 13:48

    Litari litari

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro June 26, 14:12

      Sipas deklarimeve te Balles , Basha paska denoncuar vet veten. Ne Shqiperi drejtesia ka vdekur, prandaj kakarisni si te doni. Populli tashne pret qe; O Basha te hyje ne burg per shpifje, ose Balla si i inplikuar ne pastrim parash. Jam i sigurte qe asgje nuk do te ndodhe, e nesermja sjell bema te tjera dhe gjithcka harrohet.

      Reply to this comment
      • Dibrani i Vertete June 26, 14:25

        Jo, Basha tha qe i perket grupit te Elbasanit qe ka mbeshtetjen e ketij katnarit, por nga te dhenat reale na del qe kemi te bejme me nje grup Dibranesh, ashtu siç eshte edhe Basha.

        Reply to this comment
  3. Arben June 26, 14:50

    Litarin ne fyt meritoni, me preteks te integrimit

    Na e kthyet vendin ne Columbine e evropes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*