Eurot në “Toyota”, Xhafaj paralajmëron Bashën: Lulzim, bëj kujdes!

June 28, 2018 16:01

Eurot në “Toyota”, Xhafaj paralajmëron Bashën: Lulzim, bëj kujdes!

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se skena e opozitës për të denigruar figurën e tij duke publikuar audiopërgjimin me Babalen dhe vëllanë e tij ka dështuar.

Xhafaj e quajti maskaradë që iu servir publikut me qëllim linçimin e tij dhe i bëri thirrje kreut të PD-së, Lulzim Basha, të bëjë kujdes lidhur me 3.4 milionë eurot të gjetura në makinën “Toyota”

Xhafaj u shpreh i bindur se puna e tij kishte prekur jo pak interesa kriminale, dhe jo vetëm të grupeve kriminale, por edhe të disa zyrtarëve e politikanëve të lidhur me fije të shumta interesash financiare dhe kriminale me to, brenda dhe jashtë vendit

“E gjithë skena e dështuar që u  ngrit për të denigruar ministrin e brendshëm nuk funksionoi. E gjithë historitë e montuara apo tinëzisht të shfrytëzuara nuk ka për qëllim as vërtetësinë dhe aq më pak drejtësinë.

Se qëllimi juaj si autor dhe bashkëpunëtor në maskaradat e servirura publikut ishte diku tjetër nuk do  aq mend për ta kuptuar. Këtë ua them atyre pak njerëzve që morën mend e tua dhe ju besuan. Është po aq e qartë se sa thatë e bëtë kundër meje kishte qëllim propagandistik tek qytetarët, që ministri  i Brendshëm të merrte linçimin publik dhe pak rëndësi ka si do të ishte e vërteta.

Ju si dinakë dhe intrigantë u përpoqët të peshkonit mirë në këtë situatë. Jam mëse i vetëdijshëm që reforma e drejtësisë dhe rezultatet e punës time si ministër dhe i policisë së shtetit ka prekur jo pak interesa kriminale, dhe jo vetëm të grupeve kriminale por dhe të disa zyrtarëve e politikanëve të lidhur me fije të shumta interesash financiare dhe kriminale me to, brenda dhe jashtë vendit. Sot këto dy kategori gjenden të bashkuara në këto lum akuzash, duke i shërbyer njëra tjetrës dhe duke vepruar që të më shantazhojnë në cilësinë e ministrit të Brendshëm, të shantazhojnë qeverinë dhe vetë institucionet e shtetit.

Ju që besoni se me këtë maskaradë keni gjetur kauzën e radhës gaboheni fort. Dua t’ju kujtoj një shprehje të njohur: Kush tenton t’i bëjë gropën tjetrit, të presë se shpejt mund të bjerë brenda”, deklaroi Xhafaj në Parlament.

Sakaq, Xhafaj ka patur një paralajmërim për Lulzim Bashën lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në makinën “Toyota” dhe deklaratës së Bashës se ishte njoftuar nga një shërbim inteligjent partner.

“Ndaj Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere për informacione të dhëna gjoja prej tyre në trillet e sajuara prej teje ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër. Ose të thuash emrin konkret të agjencisë. Bëj kujdes se jo vetëm bëhesh qesharak midis tyre, por dhe nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur”, theksoi Xhafaj.

a.s/dita

 

June 28, 2018 16:01
Komento

16 Komente

  1. jetimet e 21 Janarit June 28, 16:25

    me shqip ska ku te veje.Te baltosesh nje minister per te vellane nga serbi Berisha babai i xenit dhe arxhites,nga likja hajduti nga basha ne ndjekje penale e pa u gjykuar nga likja me ze e figure nga mediu i denuar nga mul noka udbash etjjj mbrapa fshihet avokati LU pasardhes i Arvizuse?????????

    Reply to this comment
  2. Miri June 28, 16:35

    Ky ate pune ka. Fol andej e fol ktej dhe kur i vjen koha qe duhet te deshmoj vertetesin nje mut ben, iken struket.

    Reply to this comment
  3. Klarisa June 28, 16:36

    Pse harxhoni kohe me luli mashtrusin. Ai ate pune ka, ate pune i ka mesuar babai politik, vetem te mashtroj

    Reply to this comment
  4. Hana June 28, 16:36

    Pse mereni kot me lulushin. Ate e di gjith dynjaja qe eshte idiot i paafte.

    Reply to this comment
  5. Fat man June 28, 16:57

    Perse behen deklarata kunder nje krimineli qe ka pushkatuar ne bulevard qytetare, ka vjedhur 230 milion euro ne rrugen e Kombit etj si Lulushja pjelle e Fazllicit, vendi i tij esht ne gjykate dhe ne burg.
    Rihapni dhe denonconi dosjet kunder Lulushit te mbyllura me “raporte mjekesore” nga Prokuroria e turpit qe nuk pranohen as ne shkolla per te justifikuar mungesat.
    Per kete jane dakort edhe llaxoret info-halenitjkja, Interkari, Fidel Gojorja (ta merr me llape) e Mark UK Llesh lesh Presh te palare dhe beqira.
    Mjaft me me deklarata.

    Reply to this comment
  6. Lulezim bej Kujdes !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! June 28, 17:21

    o te dhjefsha mu ne shtet .
    Kta e kann privatizuar shtetin dhe bejne thjeshte loje
    pasi vjedhin miljona e vrasin si i do qejfi .

    Ky i keshillon lulezim kujdes :
    po thyen rregullat e lojes !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ktij shteti i duhet vene tritoli ne byth
    pra gjithe politikaneve qe e kann shndruar shtetin ,ne bajrak si mesjetare

    E lane Shqiperine per turp te zotit ,
    si lane gje pa i vjedhur e rjepur pervetesuar ,
    tani secili ka bandat e tij te droges ne bote ,
    ndertojne Firma ne emra te x -katunari etj

    kta e kann pak Denimin Kapital

    Reply to this comment
    • N.VJOSA June 28, 17:47

      Komplimente @Lulëzim bëj kujdes,
      Ministeri i brendshem duhet te flasë me gjuhën e Ligjit…
      Lulzimi, po ka shkelur Ligjin , duhet te pergjigjet ligjerisht!
      Kjo lloj gjuhe e Ministrit,
      duket sikur do te thotë:
      Kujdes mos më sulmo mua,
      se unë te bëj gjëmën!…
      Jo o Zoti Minister, ne Demokraci sundon Ligji!…
      Këto paralajmerimet e Rremës me duken si ato paralajmerimet e dikurshme te Kinës…
      (Paralajmerimi 757 serioz i Kines….!)
      Lulzimi o e ka shkelur, o nuk e ka shkelur Ligjin!…
      Po e ka ka shkelur, bëhet denoncimi dhe te puthë Halla në te dy faqet…
      Ndryshe nuk eshtë S H T E T,
      Por Republika e miqve dhe e shokeve!…

      Reply to this comment
    • N.V. June 28, 17:51

      Paralajmerim
      Sikur
      Ka
      Vjedhur
      d o m a t e
      Lulzimi…!!!!
      Aty diskutohen Miliona,
      O
      Fatmir Xhaaaaaafffffaaaa!…

      Reply to this comment
  7. N.V. June 28, 17:53

    Paralajmerim
    Sikur
    Ka
    Vjedhur
    d o m a t e
    Lulzimi…!!!!
    Aty diskutohen Miliona,
    O
    Fatmir Xhaaaaaafffffaaaa!…

    Reply to this comment
  8. enverdjali June 28, 18:34

    Po ky Luli vocerr akoma si ka veshur breket prej hekuri !!!??? Vishi luli se jo vetem te mbrojne nga ftohja por edhe nga ndonje gje e forte qe mund te te hyje kur gabon vendin ku do te ulesh. Te futet e hajt ta nxjerresh lulush.

    Reply to this comment
  9. MH June 28, 20:09

    Z.Minister!
    C’asht kjo zbutje: Lulzim beje kujdes!!!!!!!!!!!!!
    Hekurat zotrrote.Kjo asht detyra e yte.Nuk kemi te bajme me shkelje trafikut po me shkelje penale me futjen e hundeve ku nuk i takon.
    Mendo per nji moment ne ndryshim pozicionit ndermjet ju te dyve.Si do shperthente Luli.Pa hezitim do vendoste hekurat ne duart e Tua.
    Shumica asht me vendosjen e rregullit dhe ligjit shteterore.Ndaj te keshilloj:Zbato ligjin per cdo shkelje nga do dhe kushdo qe te vijojne.

    Reply to this comment
  10. Fidel Kastro June 28, 20:37

    Kujdes , mos kalo nga lagja ime se e di se çdo te bej!!!??? Keto fjale prej kalamani e burracaku i bejne disa persona qe pasi jane rrahur mire nuk jane te zote ti kundervihen ne moment “agresorit” . Shtet, shteti ligjor , ku eshte ? Mjaft me me pallavra , fajtoret perpara drejtesise , kushdo qofshin.

    Reply to this comment
  11. Jimi June 28, 20:58

    Po Lulja esht idjot i lindur, cfare i thua kujdes!? Ky kishte hipur ne peme dhe po sharronte degen ku qendronte vete!?

    Reply to this comment
  12. albi June 28, 22:25

    Fatmir. O beniamin i sigurimit.Investim i Partise Punes qe te mbeshtetin dhe amerikanet.Jetojme ne bote cudirash

    Reply to this comment
  13. DALLTON June 28, 22:33

    Zoti Fatmir ne si popull patem shume besim kur u emerove zotrote M/I brendshem,por u zhgenjyem ,sepse ti luftove dhe lufton kultivimin e droges ,ne terren,por nuk je I afte te luftosh ,kultivimin-e-Drogmeneve ne parlament ,se ke k/Ministrin I cili nuk te lejon ,prandaj ben paralajmerime ,”kujdes-Lulush”.Zbato ligjin se popullin e ke krahe ,nuk te pret ne bese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*