“Eurovision”/ Sot nata finale, Jonida Maliqi performon e dyta

May 18, 2019 17:07

“Eurovision”/ Sot nata finale, Jonida Maliqi performon e dyta

Mbrëmjen e kësaj të shtune pritet të mbahet finalja e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.

Këngëtarja shqiptare me këngën “Ktheju tokës”, me lirikën e saj në gjuhën shqipe, do të performojë e dyta pas Maltës.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm. Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.

Australia, sipas votimeve është pretendentja e dytë, pjesërisht edhe falë një performance dramatike në të cilën këngëtarja Kate Miller Heidke ngrihet pezull në ajër.

Sipas basteve të vendosura, Gjermania mendohet të renditet e fundit për herë të tretë në këtë dekadë. Madonna do të performojë dy këngë gjatë spektaklit dhe do të ketë edhe një performancë të 4 ish-pjesëmarrësve në festival.

 

b.b/dita

May 18, 2019 17:07
Komento

3 Komente

  1. FESTIVAL KARRNEVALESH May 18, 17:30

    ash myt gjyshja m’kup t’dhalles ,
    knojn kaqolat e mhalles

    Reply to this comment
  2. fery May 19, 03:29

    Edhepse Jonida Maliqi fitoi ne total 90 pik kurse Serbija 92 pik ” Provokacija ” ngadhnjeu edhe ne Tel Aviv
    Serbët vazhdojnë ta marrin si provokim çdo bërje të simbolit të shqiponjës dykrenare. Kështu janë ndjerë edhe sonte pasi që Jonida Maliqi në Eurovision e ka bërë simbolin e shqipnjës.
    Provokimi i përfaqësueses së Shqipërisë: As Eurovisioni nuk ka mundur të kalojë pa shqiponjën dykrenare, është titulli i mediave serbe.
    Përfaqësuesja e Shqipërisë në Këngën e Eurovisionit, këngëtarja nga Tirana, Jonida, sonte para daljes së përfaqësueses së Serbisë, Nevena Bozhoviq në binë e ka treguar shqiponjën dykrenare, shkruajnë tutje këto media edhepse ngushllohen se kenga e tyre fitoi vetem ” 2 pik te medha sa nji mal para kenges provokuese te Jonida Maliqit , perfaqesueses se Shqiperise “

    Reply to this comment
  3. ! May 19, 10:47

    Kjo s’eshte kengetare .
    Por per ne llumin ku noton ajo shoqeri shqiptare ,
    gjithkush i jep vehtes te drejten me qen gjithkushi

    sepse mungon cdo Institucion Vleresimi .
    E keqja ne ate vend eshte se asnji nuk shikon se ne cfar llumi noton arti shqiptare ne kto 30-vjet marrezi shpellaresh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*