Eurovizioni për fëmijë, Shqipëria kritikohet për veshjen

December 4, 2012 14:07

Eurovizioni për fëmijë, Shqipëria kritikohet për veshjen

Përfaqësueses së Shqipërisë i është veshur një fustan aspak i përshtatshëm, ndëkrohë që organizatorët kanë kërkuar nga delegacioni që të respektojnë rregullat etike për festivalin

Arlinda Gjypi

Mund të quhet pa frikë skandaloze veshja e përfaqësueses shqiptare në eurovizionin për fëmijë, të zhvilluar në Holandë më 1 dhjetor. 11-vjeçarja, e dërguar në Amsterdam për të përfaqësuar Shqipërinë, ka dalë të këndojë me një fustan krejt të papërshtatshëm në skenë dhe ka bërë që organizatorët t’i kërkojnë delegacionit shqiptar të ndërrojë veshjen e së voglës.

Në fakt, nëse kërkon foto të përfaqësueses shqiptare në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve, do të gjesh vetëm pamje të largëta ose të errëta. E megjithatë, edhe përmes tyre arrin të perceptosh se veshja e 11-vjeçares Igzidora Gjeta është e papërshtatshme për një fëmijë të moshës së saj.

Zyrtarët e “Eurovizionit për fëmijë” kanë konfirmuar se e kanë detyruar Shqipërinë të mbulojë vajzën përfaqësuese pasi gjatë provave u paraqit me një fustan që, siç u përshkrua nga të huajt, “mezi mund të quhej fustan”.

Mbikëqyrësi i festivalit madje, në një konferencë për shtyp, deklaroi se ai kishte pasur një “bisedë të shëndetshme” me kreun e delegacionit shqiptar:

“Ne kemi rregulla etike shumë strikte. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës 10-15 vjeç. Jemi këtu për të dhënë një shfaqje të përshtatshme dhe që do të transmetohet në të gjitha televizionet e vendeve pjesëmarrëse. Kur zhvillohen provat, ne bashkë me producentët e shfaqjes gjithnjë shohim edhe kostumet dhe më pas vlerësojmë nëse ato janë brenda standardeve të etikës. Sigurisht bëhet fjalë për një vendim subjektiv. Në rastin e veshjes së Shqipërisë, ne vendosëm se ishte një veshje për të rritur, jo për fëmijë”, u shpreh në konferencë mbikëqyrësi i festivalit.

Si rrjedhojë, persona nga televizioni zyrtar transmetues i Eurovizionit për fëmijë dhanë këshillat e tyre për një veshje më të përshtatshme për konkurrenten.

Gjithçka lidhur me veshjet nisi pas dyshimeve se përse nga ana e organizatorëve, në faqen e internetit nuk kishte foto nga afër të përfaqësueses shqiptare. Fotot e hedhura në internet ishin ose pamje nga larg të skenës, ose pamje ku vajza dukej vetëm si siluatë, në errësirë të plotë.

Në një afrim të fotos duket se konkurrentja shqiptare vishte një fustan të zi, i cili nuk mbulonte as këmbët, as kraharorin dhe as shpatullat e vogëlushes. Dhe as që mund të mendohej që një fustan i tillë ishte për fëmijë të moshës së saj, çka ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të organizatorëve.

Kështu në natën finale, Igzidora u shfaq me një veshje tjetër dhe fustani i saj ishte rregulluar. Tashmë ajo kishte një bluzë të zezë, me pak golf dhe me një rrip që i shndriste. Dhe gjithçka përputhej me moshën e saj. Duke lëvizur nga një cep i skenës në tjetrin, 11-vjeçarja dukej më e sofistikuar dhe u tregoi të tjerëve më pak lëkurë.

Pjesëmarrja në Eurovizion është një e drejtë e Televizionit Publik Shqiptar, i cili ka edhe përgjegjësinë për kostumin me të cilin duhet të prezantohet përfaqësuesja shqiptare. Blogu i cili publikoi gjithë zhvillimet e eurovizionit për fëmijë, në fakt hapi edhe një sondazh ku pyeste nëse organizatorët kishin bërë mirë që kishin ndërhyrë për veshjen e përfaqësueses shqiptare. 87% e votuesve ishin pro kësaj ndërhyrjeje. Nuk dihet se ç’mesazh mund të jepte një veshje e tillë një publiku të gjerë në gjithë Evropën, ndërkohë  që një luftë e madhe bëhet sot kundër pedofilisë.

Ukraina merr vendin e parë

Eurovizioni për fëmijë u zhvillua më 1 dhjetor në Amsterdam të Holandës. Fituese e tij ishte 10-vjeçarja nga Ukraina Anastasia Petrik. Me një zë hipnotizues dhe me një performancë të shkëlqyer, vogëlushja këndoi këngën “Nebo” (Qielli). Dhe veshja e saj shumë e menduar, e kombinuar me flokët bjondë, i dha 10-vjeçares një pamje të ëngjëllt në momentin kur zëri i saj i lutej qiellit.

December 4, 2012 14:07
Komento

5 Komente

  1. marsela January 3, 11:42

    ndihem shume e lumtur qe kjo vogelushe ishte fituesja po njekohesisht ndihem edhe e trishtuar

    Reply to this comment
  2. genta July 14, 16:17

    shum e mir kjo vajza edhe pse se kam percjell veq po me pelqen fustani e po duke si kengtare e madhe ssi te imitoj dike

    Reply to this comment
  3. genta July 14, 16:44

    shummm mir kaka kan edhe pse se percjella deri ne fund kangen poo mir ke mu me met zhig mos me ndjeg deri ne fun
    ju pershendes sidomos kete vajzen qe po kendon i uroj fattt

    Reply to this comment
  4. emili May 27, 20:57

    ne fakt mua me erdhi mire per vogelushen qe fitoi por ama keq per 11 vjecaren shqipetare

    Reply to this comment
  5. emili May 27, 20:59

    ne fakt mua me erdhi mire per vogelushen qe fitoi por ama u merzita per 11 vjecaren shqiptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*