Evakuime masive në Berlin, shkak një bombë e luftës së Dytë Botërore

April 20, 2018 08:51

Evakuime masive në Berlin, shkak një bombë e luftës së Dytë Botërore

 

Një bombë nga lufta e Dytë Botërore është bërë shkak që mëngjesin e sotëm në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.

Evakuimet do të nisin rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba. Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit. Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.

“Tegeli”, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

a.s/dita

April 20, 2018 08:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*