Evakuohen pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit, persona të paautorizuar në zonën e sigurisë

August 7, 2018 14:26

Evakuohen pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit, persona të paautorizuar në zonën e sigurisë

Pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit janë evakuuar para pak minutash, për shkak të kushteve të sigurisë.

Autoritetet thonë se disa persona janë futur në zonën e sigurisë A pa marrë autorizim dhe se evakuimi po bëhet për të shmangur ndonjë kërcënim terrorist.

“Njerëz të paautorizuar dhe pa iu nënshtruar kontrollit janë futur brenda perimetrit të sigurisë dhe duhet të pastrojmë zonën, përpara se të lejojmë qarkullimin normal në aeroport”,ka deklaruar zëdhënësja e sigurisë së këtij aeroporti.

Duhet theksuar se aeroporti i Frankfurtit në Gjermani është një ndër më të mëdhenjtë në botë dhe shërben si qendër tranziti për një numër shumë të madh fluturimesh.

s.a/dita

August 7, 2018 14:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*