Evropë më e fortë, Merkel: Ia vlen të luftosh për të

July 15, 2017 21:46

Evropë më e fortë, Merkel: Ia vlen të luftosh për të

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi para votuesve se vendimi britanik për të lënë Bashkimin Evropian dhe zgjedhja në Francë e presidentit Emmanuel Macron, ishin ngjarje që i ndryshuan këndvështrimin për bllokun.

Kancelarja tha se ia vlen që të luftosh për një Evropë më të fortë. Komentet e Merkel vijnë nga qyteti turistik Zingst, dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme dhe theksojnë vendosmërinë e saj personale për të thelluar integrimin evropian, nëse ajo zgjidhet për një mandat të katërt.

Jo më kot, kancelarja Merkel tha para mbështetësve të saj se një prej pikave më të forta të Gjermanisë, është të qenit pjesë e BE-së.

“Për shumë njerëz, përfshirë mua, diçka ndryshoi kur britanikët vendosën të largohen dhe ne ishim të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve në Francë e Holandë. Por gjatë muajve të fundit kuptuam se Evropa është më shumë se thjesht burokraci dhe rregullore ekonomike, se Evropa dhe të jetuarit bashkë, kanë të bëjnë me luftën dhe paqen”, u shpreh kancelarja gjermane.

Merkel deklaroi se shumë njerëz i kanë marrë të mirëqenë BE-në dhe avantazhet e tij, si liria e fjalës, e besimit dhe lëvizjes. Por këto, shtoi kancelarja, nuk ekzistojnë në shumë pjesë të botës, prandaj ia vlen të luftosh për Evropën dhe vlerat e liritë që ajo i ofron qytetarëve të saj.

E.XH

July 15, 2017 21:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*