Evroperandorakët

April 5, 2019 08:50

Evroperandorakët

Që në vogëli , më ka gërvishur kureshtjen etimologjia e fjalës Evropë. E gjejmë në mitet e shkruara ,të cilat mund ti këndojë e ti përtypë sot e gjithë ditën , çdokush që ka interesa kulturore .

Evropa, bijë e mbretit Agenor të Fenikisë , moter e Kadmit . Një ditë tek shëtiste në breg të detit , i erdhi Zeusi i shëndrruar në dem me brirë të artë .Vasha qejfleshë e pa , iu qas , pastaj e përkëdheli e i hipi (në shpinë) . Kryezoti-dem i Olimpit, që poashtu e desh , u hodh në valët e detit e u degdis tok me të larg , andej nga perëndon dielli.

Fenikasit e vjetër , të fyer nga ky gjest i princeshës dhe në përjetësim të ngjarjes turpëruese ndaj mbretit të tyre , tokën ku ajo u degdis , e quajtën Evropë , që do të përfaqësonte më pas , kontinentin gjegjës . Kaq na thotë legjenda .

Befas , të bëhet sikur , kjo “ngjarje” duhet të jet bërë shkak që kontinentin në fjalë , prej atij moti e gjer në ditët tona , e kanë thirrur “Evropa kurvë” , “Evropa plakë” ose “Kurva plakë”, siç thirret në ditët tona , normalisht edhe për moshën që ajo ka sot , që prej kohës së zanafillës .

Nuk është se Evropa , ajo pjesë që edhe vetë asaj i pëlqen më shumë të quhet “Perëndim” , ka ndonjë histori mbresëlënëse  për lashtësinë, siç ndodh psh  me lindjen e saj  Ilirinë ,  Greqinë  apo rajone të tjera të globit . Ama , kur vjen puna për mesjetën , e ca më shumë në kohët moderne , historia e kësaj Evrope , na gjëmon ndër veshë pothuajse histori e Botës . Të shkruarat nër malet me letër , apo të treguarat me zë e figurë , njëzetekatër orë në çdo ditë stronomike , kanë regjur të vdekurin e të gjallin , latinin a skandinavin , shqiptarin a japonezin , shurdhin a qorrin se, Evropa (lexo Perëndimi), është vet Historia , gjeografia , botanika , muzika , gjuhëfolja , paqefqinjësia , liridemokracia , shkurt ajo është vet Gjithësia , në një planet ku , e gjithë gjallesa njerëzore , të zes , të bardhë a të verdhë ,janë përveshur sy e këmbë , duke lënë shpesh dhe kokën , në rrugën “drejt Evropës” .

Mesjeta dhe kohët moderne , e përcaktojnë Evropën , atë Perëndimoren , si perandorake , kolonizatore  (konkuisadore) , pushtuese pothuajse e pjesës më të madhe të hatrës së globit, me ca përjashtime që dihen .

Spanja, Ingliterra, Portugalia, Holanda,Danimarka, Franca , Italia , pra Perëndimorja , për rreth pesëmbëdhjet shekuj ,voli e moli me “të drejtën” e kolonizatorit, tërë kontinentin e Afrikës, tërë kontinentin e Amerikës Veri e Jug ,tërë kontinentin e Oqeanisë , pjesën më të madhe të Azisë dhe pothuajse krejt lindjen e saj ballkanike  e më tej.

Mësuar si perandoreshë e botës , Perëndimorja e djeshme, vështirë e ka patur asokohe por, duket se po aq vështirë e  pati edhe pas Luftës se Dytë Botrore, që të mësohej me një status tjetër, atë të pavarësisë dhe sovranitetit  të ligjëshëm të sejcilit komb, në kufijtë e shtetit të vet. Historia politike e vjetër dhe ajo e re e botës, është fund e krye histori perandorishë e perandorësh gjakësorë, ku shëmbullin më tipik e më të paskrupuj , e përbën padyshim Evropa, Perëndimorja e cila kurrë në histori, as dje dhe as sot, nuk e ka begenisur për Evropë, lindjen e saj gjeografike, që shtrihet gjer në brigjet e Kaspikut.

Mbrujtur e mësuar ndërshekuj me “status” perandorak, Perëndimi politik dhe gjeografik i Evropës, e ka patur dhe e ka të pamundur të pranoje një lloj tjetër të statusit të saj politik.

Deliri imperjal-perandorak , e nxiti këtë Evropë, fill pas varrosjes së bishes nazifashiste (evropjane dhe perëndimore kjo) në mesin e shekullit të kaluar, të sajojë teori e doktrina me bojatisje neoliberale a biçim Rendi i Ri Botëror, si hap i parë drejt krijimit të një Europerandorie , të nisur si TPE , që më pas u vetquajt BE , e që nesër nuk di se si do të quhet, nëse nuk do të ketë dhe kjo fatin e gjithë perandorive e perandorëve paraardhës, që historia na i kallzon.

Shumkush prej naivëve të këtij lëmshi ku jetëjmë, mund të mbledhë buzët a të vërë kujen, tek këndon këto rreshta. Paçka por, tek rrëshqasim pa shumë siklet vështrimin pas, në histori, më rezulton i qartë fati tragjikomik i të gjitha (e theksoj, të gjitha) perandorive e perandorëve të cilët, pangopësia dhe arrivizmi i pushtetit mbi Botën, i ka varrosur duke lënë gërmadha prapa, në përputhje me ligjësitë dialektike të gjërave.

Procesi i natyrshëm i dështimit të neoperandorisë të tipit BE , sapo ka filluar.  “Breksiti” i Anglisë , më parë refuzimi i kushtetutës evropjane, tash refuzimi a cfilitja e ballkanit ne procesin e pranimit dhe dukuri të tjera, na bëjnë me dije se, kjo neoperandori ka marë rrugën drejt sënjëjtës varrezë ku prehen të gjitha paraardhëset e saj, jo kaq të grimuara e trukuara si kjo BE, që vet kurrë nuk na tha se qe perandori, e që na ballajdisi e na bojatisi me biçim – liridemokraci.

Muhamet Cerova

Foto: Luigi Bonazza (1877-1965), ‘Europa’

April 5, 2019 08:50
Komento

7 Komente

  1. Vasili April 5, 12:38

    mete!
    Duket qe nuk e ke lare bythen sot,qe te vije ne vehte sado pak.
    Se tek lloji juaj,qe funksiononi me shekuj pa surrat ,bytha,apo me mire mullaqja, tek ju perfaqeson pjesen me te rendesishme te trupit.

    Reply to this comment
  2. h April 5, 20:07

    Shyqyr qe kemi shqiperine e mrekullueshme qe rrezaton kulture
    se evropa eshte e prapambetur ,obskurantiste dhe perandori e deshtuar.
    I shkreti.

    Reply to this comment
  3. # April 5, 20:30

    Nuk mora gje vesht:
    Pse ky teritor u quajt europe.
    Nji hulumtues me tregoi qe Itali don te thote vend i vicave.Dhe e ka marre emrin nga greket e lashte.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi April 5, 21:26

    Dakort, qe e ka marre rrugen drejt varrezave, po mbasi te varroset, c’do te kete? Serish shtete nacionale si me pare?

    Reply to this comment
  5. Pellazgos April 6, 13:37

    Sa te egzistojne ata “njerez” qe urrejne edhe vete Identitetin e tyre Evropiane qe eshte vete ai Greke,ky kontinent keshtu do quhet dhe eshte pak veteshkaterrimi.
    Greket e emeruan Evropi dhe jo Evropa qe greqisht do te thote Opinion I Gjere.
    Ata e quajten Kadmos dhe jo Kadmi,e quajten kontinentin Asia motra e Promitheas dhe jo Prometeut,e quajten Zeus dhe jo Jupiter,Athinen e quajne Minerva ziliqaret dhe mosmirenjohesit,Afrovitin e quani Venus etj.
    Nuk ju ze gjumi kunder Greqise mor te mjere.
    Amerikanet dhe “Evropianet” ate qe beren me Milloshevicin nuk e bene me Ataturkun dhe Kostandinopolin.
    Thjesht te deshtuar dhe mosmirenjohes.

    Reply to this comment
  6. h April 6, 16:00

    Perandori Kostandini XI,deshironte me shume te binte ne duart e sulltanit osmanlli sesa ti kerkonte ndihme Papes se krishtere.
    Kostandinopoja ngeli gjithsesi qendra dhe vazhduesja e perandorise romake te
    lindjes edhe pas 1453.
    Po te ndjekim arsyetimin se ne erdhem me pare dhe evropa eshte e jona
    mund ta pretendojne edhe Asiret,Babilonezet,Arabet,Egjiptianet etj.
    Kultura evropiane eshte gjigante sepse nuk ka patur frike te marri te gjitha
    anet e mira te gjitha kulturave qe e paraprine pa pretenduar as ti quaj te vetat
    dhe as te mohoje prejardhjen.
    Kete e bejne vetem meskinet dhe ata qe nuk jane te sigurt per veten.

    Reply to this comment
  7. Mos u vijasni, miq April 7, 10:37

    Autori po ve ne pah VESin kolonial – imperial,
    te PolitikesEuropiane,
    Nuk po poshterin vlerat, miq,
    por Makutërinë & padrejtesite e faktume….

    Ate qe Fishta I madh e tha shkurt: AJO ‘Kurva e motit’!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim