“Exchange i fundit” / Arrestohet një nga autorët e grabitjeve të këmbimeve valutore

February 8, 2018 18:24

“Exchange i fundit” / Arrestohet një nga autorët e grabitjeve të këmbimeve valutore

 

Policia e Fierit në bazë të një pune intensive operative hetimore, bëri të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Exchange i fundit” ku është arritur të zbulohen dhe dokumentohen katër ngjarje të vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:

1- Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.

2- Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë.

3- Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.

4- Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro.

Në lidhje me këto ngjarje u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Alket Velaj, 25 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier(i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”).

Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

a.s/dita

February 8, 2018 18:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*