Exit Poll: Shpend Ahmeti fiton në Prishtinë

November 19, 2017 19:37

Exit Poll: Shpend Ahmeti fiton në Prishtinë

Kandidatii Vetë Vendosjes, Shpend Ahmeti, do të qeverisë me kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme, kështu duke marrë edhe një mandat të dytë, kjo sipas të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova.

Këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi,  i cili ka mbledhur 47.8% të votave.

EXIT POLL i Klan Kosovës i cili realizohet nga Shkëlzen Maliqi dhe ekipi i tij, ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në 11 komuna nga 19 gjithsej sa kanë shkuar në balotazh, njofton Klan Kosova.

Befasuese në Gjakovë, fiton Ardian Gjini

Baton Haxhiu ka thënë se në komunën e Gjakovës, ka fituar bindshëm Ardian Gjini nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.

Prizrenin e fiton Shaqir Totaj

Komunën e Prizrenit e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Agim Bahtiri, kandidati i Aleancës Kosova e Re, ka fituar në Mitrovicë.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Bahtiri ka marrë 52.1 përqind, ndërsa Valdete Idrizi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 47.9 përqind.

Agim Aliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar në Ferizaj.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Aliu ka marrë 53.2 përqind, ndërsa Muharrem Svarqa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 46.8 përqind.

Xhafer Tahiri fiton në Vushtrri

Tahiri ka dalë fitues në Vushtrri me 60.7% duke lënë pas Ferit Idrizin nga PDK me 39.3% të votive.

Balotazhi në Gjakovë, KQZ sjell këto rezultate:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat rreth pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në Komunën e Gjakovës deri tani kanë votuar 28 mije e 89 qytetarë.

Sipas rezultateve të KQZ deri në ora 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 25,25% ndërsa të drejtë vote kanë 114.418 qytetarë.

Në komunën e Gjakovës në garën për balotazh po ballafaqohen Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari- Lila nga radhët e Alternativës.

November 19, 2017 19:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*