Exit-pollet: Radikalët fitojnë zgjedhjet europiane në Francë dhe Greqi

May 26, 2014 08:57

Exit-pollet: Radikalët fitojnë zgjedhjet europiane në Francë dhe Greqi

Përfundimi i votimeve në vendet e Bashkimit Europian ka sjellë exit-pollet e para të publikuara në median ndërkombëtare. Të dhënat paraprake të publikuara dëshmojnë për një pjesëmarrje më të lartë të europianëve në zgjedhje, krahasuar me vitin 2009. Por këto votime pritet të rrisin prezencën e forcave radikale në Parlamentin Europian.

Francë, të djathtët ekstremë të Frontit Nacional, të drejtuar nga Marine le Pen, duket se do të dalin në vend të parë, duke marrë 25 për qind të votave. Socialistët e Hollande renditen në vend të tretë. Ende pa u konfirmuar rezultatet e votimeve, Fronti Nacional ka kërkuar shkrirjen e parlamentit francez ndërsa kryeministri i vendit Valls e ka cilësuar këtë ngjarje si “tërmet”.

Gjermani, demokristianët e Angela Merkel kanë shënuar një rënie pothuajse me 2 për qind të votave krahasuar me vitin 2009 por sërish kanë ruajtur vendin e parë me pak më shumë se 36 për qind. Edhe në Gjermani, nacionalistët e ekstremit të djathtë, me sa parashikohet, do të kenë një vend në Parlamentin e ardhshëm Europian.

Ndërsa në Greqi, radikalët e majtë të Syriza-s të drejtuar nga Alexis Tsipras renditen në vend të parë me rreth 26-28 për qind të votave, të ndjekur nga Neo Dimokratia me 23-25 për qind të votave. Neo-nazistët e Agimit të Artë (Chrysi Avgì) në Greqi renditen në vend të tretë me rreth 10 për qind të votave ndërsa lënë pas Pasok që vlerësohet të ketë marrë rreth 8-9 për qind të votave.

ResPublica

May 26, 2014 08:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*