FA ndërtojnë urë “bailey” për mijëra banorë në Klos

April 22, 2016 17:31

FA ndërtojnë urë “bailey” për mijëra banorë në Klos

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli inspektoi sot punimet për ndërtimin e një ure “bailey” mbi lumin Mat në Bashkinë Klos. Ndërtimi i kësaj ure vjen si një domosdoshmëri për banorët e kësaj zone, pasi ura ekzistuese është ndërtuar rreth 36 vjet më parë është në gjendje të amortizuar dhe shërben vetëm për këmbësorë.

Pasi foli për karakteristikat dhe vështirësitë për ndërtimin e kësaj ure, ministrja Kodheli zbuloi edhe arsyen kryesore pse Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së pushtetit lokal. “Në fakt ka qenë një punë e vështirë dhe do të vazhdojë të jetë një punë e vështirë deri në përfundim. Një urë 42 metër, pra relativisht e gjatë, do të mbajë rreth 18 ton, që do të thotë do të mbajë jo vetëm makinat që do të kalojnë, por furgonat me nxënësit, të cilët shkojnë në shkollat e Klosit, që është edhe arsyeja më madhore pse FA kanë punuar në këtë urë dhe kanë qenë të motivuar për ta bërë këtë në kohë rekord”, tha Kodheli.

Gjithashtu, Kodheli inspektoi edhe punën që pjesëtarët e Komandës Mbështetëse dhe kompanisë EOD po bëjnë për pastrimin e tuneleve me municione që gjenden fare pranë qendrave të banuara në këtë zonë.

Pas një shpërthimi në vitin 1997, tunelet e FA në Klos u kontaminuan dhe u betonuan. 19 vjet pas shpërthimit, pjesëtarët e FA gjetën në këto mjedise lloje të ndryshme municionesh, si fishekë, granata dore mësymëse, predha topi blindëshpues, si dhe djegore të llojeve të ndryshme.

 

April 22, 2016 17:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*