Faber: Qeveria shqiptare e fokusuar specifikisht për sjelljen e kompanive të mëdha amerikane në vend

September 11, 2015 19:00

Faber: Qeveria shqiptare e fokusuar specifikisht për sjelljen e kompanive të mëdha amerikane në vend

Shqipëria, dikur vendi më antiamerikan, tashmë renditet në ato më proamerikane, një zhvillim i madh që në një hapësirë kohore 25-vjeçare ka transformuar vendin e vogël ballkanik nga diktaturë staliniste në demokraci të maturuar.

Floreta Luli Faber, e para ambasadore në Amerikë, thotë se është krenare për rolin që ka luajtur në këto 15 vite si shefe ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

“Në punën timë kam mbështetur interesat e komunitetit të biznesit shqiptar dhe jam përpjekur të rris marrëdhëniet e tregtisë mes dy vendeve. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë por, në një perspektivë tjetër”, u shpreh Faber për “Diplomatic Pouch” në intervistën e parë për median që kur zëvendësoi Gilbert Galanxhin në muajin maj.

Ambasada shqiptare, e rinovuar së fundmi, ndodhet përgjatë Connecticut Avenue.

“Shqipëria dhe SHBA-ja kanë marrëdhënie shumë të mira partneriteti”, tha ajo.

“SHBA-ja ka mbështetur vendin përgjatë gjithë procesit të transformimit në një ekonomi tregu dhe demokraci, në anëtarësimin në NATO dhe në përpjekjet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, shton Faber.

Faber, me origjinë nga qyteti verior i Shkodrës, është gruaja e parë që përfaqëson tre milionë bashkatdhetarët e saj në Uashington.

Historiku i vështirë dhe i ndërlikuar i marrëdhënieve me SHBA-në daton që në 1920-ën, kur presidenti Woodrow Willson njohu statusin e saj si shtet sovran, që tetë vite më vonë u bë mbretëri nën drejtimin e mbretit Zog.

Por, në 1946-ën, si pasojë e Luftës II Botërore dhe vendosjes së diktaturës komuniste nga Enver Hoxha, marrëdhëniet u prishën dhe ambasada amerikane në Shqipëri u mbyll, për t’u rihapur 45 vite më vonë, më 1991.

Regjimi i tmerrshëm i Hoxhës konsiderohet si më i ashpri në Evropë dhe i dyti në botë pas atij të Koresë së Veriut.

zzNën regjimin e Hoxhës, i cili vdiq më 1986, Shqipëria ndërtoi 700 000 bunkerë prej betoni, nga frika e një pushtimi të mundshëm nga Jugosllavia, forcat sovjetike apo ato amerikane.

“Gjatë periudhës së komunizmit, ne nuk ishim të lirë të shprehnim idetë tona”, kujton Faber, 47 vjeçe, e cila u diplomua për ekonomi në Universitetin e Tiranës dhe përfundoi masterin për “Marketing Ndërkombëtar” në Shkollën Norvegjeze të Menaxhimit, Oslo.

“Të gjithë ishin të varfër dhe krejtësisht të izoluar. Ne mësuam rreth ekonomisë së planifikuar dhe se si të ishim korrekt politikisht dhe nuk na lejohej të kishim pronë private për asnjë lloj arsyeje”, shton ajo.

Besimi fetar ishte i ndaluar dhe më 1967-ën, Shqipëria u bë zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Kishat, manastirët dhe xhamitë u shkatërruan. Klerikët u turpëruan publikisht, disa prej të cilëve u ekzekutuan.

“Kjo ishte çmenduri”, thotë Faber, duke pasur parasysh traditën e tolerancës fetarë të vendit për shekuj me radhë. Gjatë Luftës II Botërore, familjet myslimane fshehën fqinjët e tyre hebrenj nga pushtuesit nazistë. Si rezultat, asnjë hebre shqiptar nuk vdiq gjatë Holokaustit.

“Ne jemi myslimanë. Katolikë dhe ortodoksë, por ne jemi tolerantë kur bëhet fjalë për besimin”, thekson Faber.

“Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesë e konflikteve etnike të besimit”, thekson ajo.

September 11, 2015 19:00
Komento

2 Komente

  1. Artur September 11, 19:04

    ironia me e madhe, vajza e ambasadorit te Enver Hoxhes qe konsideronte SHBA armikun me te rrezikshem te popujve, tani eshte ambasadore ne kete vend. Me te vertete njerezit ndryshojne.

    Reply to this comment
  2. Kryetari kAmentuesve idjote September 11, 19:19

    MIRE ANTISHQIPETARE PO DHE IDJOTE.VETEM ANTISHQIPETARET DHE IDJOTET KRENOHEN QE PO SHFRYTEZOJNE MTE TYRE 25 VJET PA ASNJE IOZORISHT TE HUAJT NENTOKEN E VENDIT FITIM.KRRIMINELEEEEEEEE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*