Fabrika e Salillarit ndot Vorën, banorët: Fëmijët po marrin helmin çdo ditë

June 5, 2018 13:50

Fabrika e Salillarit ndot Vorën, banorët: Fëmijët po marrin helmin çdo ditë

Prej kohesh banorët e Vorës ankohen për ndotjen e madhe që është shfaqur në këtë zonë.

Sipas një leje të Ministrisë së Mjedisit, të miratuar më datë 15 gusht të vitit 2016 me firmën e ministrit të Mjedisit të asaj kohe, Lefter Koka dhe ish drejtorit të agjencisë së lejeve, Julian Beqiraj, aktiviteti është në pronësi të personit juridik: Salillari Sh.p.k., me person përgjegjës: Pëllumb Salillari.

Në lejen mjedisore, thuhet se objekti i instalimit është: Përzierja e çimentos dhe grumbullimi i betonit. Veprimtari që përfshijnë ngrohjen por jo distilimin e katranit ose bitumit në lidhje me ndonjë veprimtari prodhimi.

Por, banorët që jetojnë aty pranë, në rrugën e vjetër Vorë-Marikaj dhe që shohin nga afër aktivitetin e kësaj fabrike flasin për një realitet tjetër, të ndryshëm nga ai që parashikon leja mjedisore.

“Prej 4 vitesh kemi shkuar jemi ankuar disa here, dmth ka shkuar deri në atë pikën ku s’ka më, unë jam i pari që mund të rrezikoj jetën. Më mirë unë se fëmijët e mi që hanë helm çdo ditë. Kanë qejf fëmijët të dalin të luajnë jashtë, nuk mund t’i nxjerr jashtë se bëhet ambienti i ndotur si mjegull. Unë s’dua që të më punësojë se ja më punësoi, po fëmijët e mi, t’i punësojë edhe ata? Unë kam qenë këtu, ai e ka bërë pasi kam ardhur unë. E ka pas të betonit dhe jo të bitumit. Tani ka kaluar këtu lart dhe e ka të bitumit dhe e ka gjithë ditën dhe gjithë natën”, thotë Pëllumb Loçi.

Ndërkohë ministria e Mjedisit thotë për Top Channel se ja ka pezulluar lejen mjedisore aktivitetit prej 3 ditësh, megjithëse aktiviteti po vijon punën krejt normalisht. Ministria nuk ktheu një përgjigje kur iu kërkua që të publikonte urdhrin e pezullimit të lejes mjedisore.

o.j/dita

June 5, 2018 13:50
Komento

2 Komente

  1. ??? June 5, 14:41

    Dje Berati, sot Vora, neser ku i dihet se ku dhe shantazhi mediatik per kompanine vazhdon nga gazeta ne gazete.
    Nje media vertet profesionale do te kishte bere nje hetim te thelluar dhe pastaj do te botonte nje e nga nje pislleqet e firmes dhe jo ne menyre shantazhuese cdo dite nga nje sulm.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 June 5, 17:40

    Media shqiptare ka gazetar including vestigues por mendoj se i perdor per gjobevenie ndaj biznesit te piste.Edhe media eshte prone e mafis politike .Ndajne fitimet sebashku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim