“Facebook” bën ndryshimin radikal

January 12, 2018 08:59

“Facebook” bën ndryshimin radikal

“Facebook” ka vendosur të ndryshojë radikalisht mënyrën e funksionit të lajmeve në këtë platformë, duke bërë që postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet.

Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. Më qartë, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.

Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij.

Lajmi u dha nga vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili tha se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.

Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë.

Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojnë në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.

Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij. Zukerberg pranoi se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë 2017 problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ja vlen barra qiranë.

January 12, 2018 08:59
Komento

1 Koment

  1. Fick Dich in Knie (bestie) January 12, 11:08

    me ndryshim Radikal ne fb e ktij mashtruesi te Licensuar ,
    te grumbilloje datat personale e jo vetem kaq ,
    perdoruseve te fb-se ,
    s’mundet asnjiher te kuptohet reduktimi i rreklamave te ndryshme dhe politikes ,
    asnjiher .por kerkohet qe perdoruesit te japin sa me shume nga datat personale ,te gjithe duhet te japin Foto-t personale ,madje edhe nr e pasaportes ,pra gjithcka nga jeta a e tyre ,duke perjashtuar nga vetja e tij cdo sfere intime ,por te gjitha te behen te dukeshme per ARSHIVEN E DATAVE , qe neser te telekomandoje Jeten ky Fantom Brutal ,qe na afron hapsira interesante ku te kercejme nudo te gjithe pjesmarresit e fb.Pra mua ,i cili kam humbur miqe te shtrenjte ,qe do te thote shume per mua ,nga kjo manover hipokrite ,manipuluese ,qe me cdo ndryshim qe ben ,me cdo hap qe hedh ,pretendon ti arrestoje gjithe Lirite njerezore ,e shndruar njerezit ne nji kafshe Zoologjike ,
    ku me mungon gjithcka qe ka te beje me lirine e te qenit anonime ne kte Bote ,nuk lejon te behem nji kafshe e tille e jetoj brenda atij kafazi skllaverie edhe pse me ben te vuaj largimin nga miq te mi . Agje si ka ngel me njeriut ne kte jete ne intimitetin e tij , njeriu sot ,nga kto arte mediesh qe nuk misherojne ate cfar pretendojne ,eshte i zhveshur nga cdo personalitet ,ne menyren me brutale .Kto “medie pergjuese” dijne tashme jo vetem ato se si ne mendojme mbi X – person ,politike ,cfar deshirojme e urrejme nga kjo Bote Mashtruese ,manipuluese e hipokrite ,por edhe ne jete ,por dijne edhe sa her bejme sex natan ne krevatet tona dhe sa cfar madhesie e trashesie ka Penisi jon e shpresoj mos te filmojne gjate atij procesi ,nepermjet kamera te padukeshme instaluar diku ne cep te ekranit te madhe te TV-se .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*