Facebook dhe Twitter: Kemi fshirë mbi 900 llogari që lidhen me fushatat e Rusisë dhe Iranit

August 22, 2018 10:04

Facebook dhe Twitter: Kemi fshirë mbi 900 llogari që lidhen me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Facebook dhe Twitter kanë fshirë më shumë se 900 llogari që kanë të bëjnë me sjelljen manipuluese të Iranit dhe Rusisë.

Shefi ekzekutiv dhe themeluesi Marc Zuckerberg është shprehur se rrjeti social Facebook ka identifikuar 650 llogari që shfaqnin sjellje “jo autentike”, lidhur me fushatat që e kishin origjinën në Iran dhe Rusi.

“Ne ndaluam këtë lloj sjelljeje sepse ne duam që njerëzit të besojnë në lidhjet që krijojmë”, tha kompania në një deklaratë.

Ndërsa rrjeti social Twitter tha se ka pezulluar 284 llogari.

Rrjetet sociale shtuan se fushatat kanë pasur në shënjestër njerëz me interesa të ndryshme në Lindje të Mesme, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbyllja e 934 llogarive vjen një ditë pasi Microsoft deklaroi se ka ndaluar sulmet kibernetike të Rusisë ndaj institucioneve amerikane.

s.a/dita

August 22, 2018 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*