“Facebook” mesazh për miqtë e gjyqtares: Kush e donte Fildezin, të gjejë ngushëllim kur të vizitojë profilin e saj…

August 31, 2017 19:08

“Facebook” mesazh për miqtë e gjyqtares: Kush e donte Fildezin, të gjejë ngushëllim kur të vizitojë profilin e saj…

Ka mbi 1 vit që Facebook ka shtuar opsione të reja ku çdo përdorues mund të vendosë vetë paraprakisht “fatin” e llogarisë (accountit) të tij në këtë rrjet social.

Madje, “FB” të ofron një “legacy contact”, pra të ofron mundësinë që ti të caktosh pasardhësin apo administratorin që do të trashëgojë llogarinë tënde.

Kushdo që ka vizituar profilin e gjyqtares së vrarë Fildez Hafizi, ka “zbuluar” se “Facebook” e ka kuptuar që përdoruesja nuk jeton më dhe ka shtuar fjalinë e mëposhtme:

“Në kujtim të Fil Des…

Shpresojmë që njerëzit që e kanë dashur Fil të gjejnë ngushëllim kur të vizitojnë profilin e saj për të kujtuar jetën e saj”.

Nuk kanë munguar komentet e shumta të miqve të gjyqtares së ndjerë të cilët kanë shprehur dhimbjen, dashurinë por dhe revoltën e tyre për atë që i ndodhi nënës së 2 fëmijëve.

August 31, 2017 19:08
Komento

2 Komente

  1. MH August 31, 19:36

    Ore “trim i cartun” !
    Pse e mban kryet posht.Ti duhet ta mbash nalt sa ma nalt per “krenarin” e veprimit qe kreve me plot bindje.Tashti,tu erren syt dhe nuk don te shikosh njeri.Llogarit i ke ba me kohe per kete vepre kriminale po hesapin si del ne fund,jo siduket nuk e ke ba.Po nuk ta ka blue truni as hiq.Hatri i femijve te ishte dasht te mos e bash kurr kete krim.Sepse krimi ta grumbullon frymen ne germaz dhe nuk te len as te dihatesh.Krimi nuk zgjidhe asgja pervec se dhimbje ne gjithe fisin,familjen dhe ne te gjithe te tjerve qe lexojme dhe mbesim te shastisun nga krimi i yt mbi nji njeri qe me cdo sipermarrje sic edhe po thone e deshte jeten.Po deshte dhe gezimin e jeten e femijve qe ti bante njerez te devotshem me arsim e kulture qytetariet.Me kete krim ia veshtiresove jeten femijve te tu.Paskesh kene teper jo vetem harbut por dhe i pa cipe mendje shterpe.Jeta per njeriun e lyp te shuhet vetvetiut kjo asht e drejta.
    Ngushllime femijve iu shkofte jeta mbare mbas sodit.Ngushllime te afermve dhe gjithe fisit.Pushoft ne paqe!

    Reply to this comment
  2. aty August 31, 20:05

    Nje fjale e urte thote , per te vdekurin o fol mire ose hesht.Po pse vrane ate dhe jo nje tjeter.Per mua ka dicka qe vjen era.Per mua perderisa femijet kane mardhenie te mira me babain tregon qe fajin e ka patur ajo(ramte paste).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim